Pedofili nga Tetova ngacmon dhe shantazhon 12-vjeçaren nga Kosova

I ka kërkuar foto nudo dhe kur vajza e mitur nuk ia ka dërguar, ia ka marrë fotot dhe videot nga profili dhe ka nisur t’ia publikojë në rrjetet sociale me shkrime të turpshme dhe ofenduese.
Në këtë formë një pedofil nga Tetova ka shantazhuar një vajzë 12-vjeçare nga Kosova, që të përfitonte fotografi të trupit të së miturës. Mesazhet në rrjetin social “Tik-Tok” dëshmojnë pjesë nga ky komunikim, ku personi në fjalë kërkon fotografi, ia kërkon llogarinë në aplikaiocnin Snapchat, ose në të kundërtën do të vazhdojë të hedh foto dhe video në rrjetet e tjera sociale me profil fallco, por në emër të vajzës së mitur.
Dhe kështu ka bërë. Ja një video e vjedhur nga profili i vajzës dhe e postuar me fjalë të pista, të cilat po u mbulojmë për shkaqe etike. TV21 e di edhe identitetin e pedofilit, por nuk po e publikojmë për shkak të prezumimit të pafajësisë.
E ndjerë në presion, 12-vjeçarja i ka treguar mamasë së saj, e cila më pas kontaktoi TV21 si dhe organet e rendit në Maqedoninë e Veriut. Duke dashur të ruajë identitetin e saj, e si rrjedhojë edhe të vajzës, e ëma rrëfen për rastin nga i cili edhe ajo është ndjerë e turpëruar.
“E ka kërcënuar vajzën dhe më ka treguar vajza dhe më vinte turp që të lexoja se çfarë ka shkuar fjala të ndyra ajo është skuqur edhe nuk e ka ditë se çfarë është duke kërkuar, dhe më vjen të shumë rëndë dhe kolegët e punës me kanë ndihmuar me e zbuluar se kush është”, tha nëna e vajzës së mitur.
Nëna e së miturës rastin ka dashur ta bërë publike me qëllimin e vetëm – parandalimin e rasteve të tjera tek fëmijë të tjerë, të cilët çdo ditë janë në shënjestër të pedofilëve.
Për të, siç thekson, jeta tashmë ka ndryshuar, por apelon deri tek të gjithë prindërit që të jenë më të kujdesshëm për fëmijët e tyre kur u japin telefona celular.
“Tepër e vështirë është për mua por dua ta bëj publike që vajzave të tjera mos t’u ndodh”, tha nëna e së miturës.
“Unë për vete do kisha dashur që të jetë në burg ai se është e rëndë shumë, nesër apo pasnesër mund të behët edhe më zi”, theksoi ajo.
TV21 do të vazhdojë ta ndjekë këtë rast, duke kërkuar edhe nga organet e rendit përgjigje se çfarë do të ndërmarrin për zbardhjen dhe eventualisht ndëshkimin e paraparë sipas ligjeve për vepra të këtilla.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Rreziku nga sulmet kibernetike, policia del me apel: Mos hapni mesazhe dhe email-e të dyshimta

Tara flet për dokumentin që po e kërkon: Kinse di për shumë krime që i ka bërë UÇK-ja e për vrasje të civilëve

Të dehur sulmuan policët - publikohen pamjet nga arrestimi i 6 personave në veri

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Vdes Enver Duriqi, të cilit iu vra familja në masakrën e Podujevës

Zhvarroset trupi i 12-vjeçarit që humbi jetën në spitalin e Tiranës, pritet t'i nënshtrohet autopsisë pas nisjes së hetimeve

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania