LAJMI I FUNDIT:

Peci akuzon Komunën e Prishtinës për sabotim në zbatimin e aktgjykimeve, kërkon ndërhyrjen e Ministrisë së Mjedisit për lirimin e një hapësire

Peci akuzon Komunën e Prishtinës për sabotim në zbatimin e aktgjykimeve, kërkon ndërhyrjen e Ministrisë së Mjedisit për lirimin e një hapësire

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka thënë se duke u përballur me mungesë të vazhdueshme të vullnetit për bashkëpunim dhe sabotim nga Komuna e Prishtinës që t’i zbatojë madje edhe aktgjykimet e formës së prerë për të liruar hapësirat ku po vepron njëri nga operatorët ekonomik i ka dërguar kërkesë ministrit Liburn Aliu që përmes kompetencave që ka kjo ministri, të asistojë në implementimin e aktgjykimit.

Peci në një postim në Facebook shkruan se është përballur me mungesë të vazhdueshme të vullnetit për bashkëpunim dhe sabotim nga Komuna e Prishtinës.

“…Duke u përballur me mungesë të vazhdueshme të vullnetit për bashkëpunim dhe sabotim nga Komuna e Prishtinës që t’i zbatojë madje edhe aktgjykimet e formës së prerë të shkallës së dytë të Gjykatës Komerciale, për t’i liruar hapësirat ku po vepron njëri nga operatorët ekonomik në mënyrë të kundërligjshme, pronë e Ministrisë së Bujqësisë. Sapo i dërgova kërkesë Ministrit të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, z. Liburn Aliu, që përmes kompetencave që ka kjo ministri, të asistojë në implementimin e aktgjykimit”, shkruan ministri i Bujqësisë.


Ndryshe, javë më parë Ministria e Bujqësisë liroi pronën publike rrugës për Fushë Kosovë.

Ministri Peci ditë më parë ka njoftuar po ashtu se ka autorizuar sekretarin e Ministrisë për ndërprerjen përfundimtare të qerasë ku ndodhen zyrat e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dy të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Prishtinë

Dy të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Minimi i masave shkëmbore, të shtunën do të ndërpritet qarkullimi i veturave në udhëkryqin e Gjakovës në Klinë

Minimi i masave shkëmbore, të shtunën do të ndërpritet qarkullimi i veturave në udhëkryqin e Gjakovës në Klinë

Lajme
Arrestohet njëri nga dy të dyshuarit, për plagosjen e dy personave në Prishtinë

Arrestohet njëri nga dy të dyshuarit, për plagosjen e dy personave në Prishtinë

Kronika e Zezë
​S’kalojnë amendamentet e PDK-së: Përplasje e ashpër Shoshi-Bogujevci, i bashkëngjitet edhe Musliu

​S’kalojnë amendamentet e PDK-së: Përplasje e ashpër Shoshi-Bogujevci, i bashkëngjitet edhe Musliu

Lajme
Operacioni

Operacioni "SIM", prangosen katër të dyshuar në Prishtinë dhe Mitrovicë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori