Partia Demokratike e Kosovës do të përfshihet në zgjedhjen e presidentit vetëm nëse ofrohet një kandidat konsensual i gjithë spektrit politikë. Në të kundërtën shprehën të gatshëm për të shkuar edhe në zgjedhje të reja.
Anëtari i kryesisë së PDK-së, Betim Gjoshi në një intervistë për KosovaPress, thotë së nëse vendi shkon në zgjedhje të reja, është përgjegjësi ekskluzive e Lëvizjes Vetëvendosje. Derisa rikonfirmon qëndrimin kundër Vjosa Osmanit që të zgjedhet presidente.
“Ne do ta japim kontributin vetëm nëse do të kemi një president i cili do përfaqësonte unitetin e qytetarëve dhe spektrit politik… Kurdo që të jetë në rend të ditës tema e presidentit ne do të bashkëbisedojmë si parti udhëheqëse e opozitës me partitë tjera opozitare për të shikuar mundësinë e një personi konsensual. Për këtë jemi të hapur të bisedojmë edhe me ata që i kanë fituar zgjedhjet. Nëse mund të arrijmë tek një person që mund të përfaqësojë unitetin e popullit dhe spektrit politik, ne do ta mbështesim”, thotë ai.
Megjithëse i mirëpret zgjedhjet e reja, Gjoshi thotë se ato nuk i po kërkon PDK-ja, por ka tendenca të Albin Kurtit për mos të gjejë një zgjidhje për çështjen e presidentit në mënyrë që vendi të shkojë sërish para kutive të votimit.
“Është përgjegjësi e fituesit. Fituesi i zgjedhjeve i ka fituar votat e qytetarëve për me i ndërtu institucionet. Ata duhet të jenë për ta treguar një sjellje karshi partive tjera, e cila do t’i binte ata të votojnë një kandidat të pranueshëm. Nëse vendi shkon në zgjedhje, përgjegjësia e është e qartë… Deri më tani nuk kemi pa një interes të Albin Kurtin që t’i bëjë Vjosa Osmanin presidente. Përndryshe do të kishte një renditje tjetër të temave. Fillimisht nëse do të ishte i interesuar punën e parë do të kishim zgjedhjen e presidentit, por ai dëshiron të akomodojë vetën dhe argatët e partisë në kuadër të qeverisë së ardhshme. Mandej nëse gjanë mundësi me bërë presidentin mirë, nëse jo atëherë ta dërgojë vendin në zgjedhje, të cilat ne si opozitë i mirëpresim, por që nuk është që jemi kontribuar që ato të mbahen… Ne gjithsesi që jemi të gatshëm, por nuk jemi duke i thirr ato, sikur që nuk i krijuam momentumin për zgjedhjet e kaluara”, deklaron Gjoshi.
Sipas tij, PDK-ja nuk ka votë, siç i quajti përçarësit e shoqërisë kosovare.
“Nuk do të kemi votë për ata që për vjet të tëra ndikuan që të përçajnë shtëpinë dhe vet shoqërinë tonë. Në këtë rast për emrin e Vjosa Osmanit, e cila vazhdon edhe sot me gjuhën e njëjtë si të Vuqiçit ta luftojë shtetin e Kosovës. Nuk kishte asnjë vullnet në Këshillin Drejtues, por as në mesin e deputetëve që në asnjë rast, as t’i bëhet kuorumi dhe as të votojnë zonjën Osmani”, thotë ai.
Lidhur me reflektimin e PDK-së pas zgjedhjeve të 14 shkurtit, Gjoshi thotë se rezultati ka qenë i papritur dhe në këshillin drejtues të kësaj partie është diskutuar për të ecur përpara me reformat e duhura në parti.
“Askush në atë këshill drejtues nuk e ka ndier vetën mirë me rezultatin. Gjithë kanë punuar dhe janë angazhuar për një rezultat më të mirë. Rezultati zgjedhor në masë të madhe ka qenë i papritur për neve si parti, ka qenë në mospërputhje edhe me sjelljet tona si opozitë konstruktive, por edhe me angazhimin në fushatë zgjedhore. Ne e bëmë fushatën që ishte më e mirë se e partive tjera, por nuk e morëm rezultatin që pritëm… Kishte edhe zëra që ishin pak më kritik që kërkuan që ndoshta është mirë që nga kryesia të ketë reflektim, ose një votëbesim të tyre. Mirëpo ishin zëra të izoluar”, thotë ai.
Partia Demokratike e Kosovës në zgjedhjet e 14 shkurtit ka marrë vetëm 17 për qind të votave në nivel vendi. Partia e Enver Hoxhajt do t’i ketë 19 deputetë në Kuvendin e Kosovës. /kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476557130_10232717841882449_7288129094962218818_n-780x439.jpg)
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma
![Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Zgjedhjet_shkurt-780x439.jpg)
Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime
![Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/08/Eugen-Cakolli-Instituti-Demokratik-i-Kosoves-KDI-foto-Ridvan-Slivova-4-e1724849705157-780x439.jpg)
Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli
![KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kqzddddd-780x439.png)
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave
![Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/rama-perplas-tavolinen-780x439.gif)
Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan
![Rama: Dorëheqjen time harrojeni, ka dy rrugë për të më larguar nga politika](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/rama-1-780x439.jpg)
Rama: Dorëheqjen time harrojeni, ka dy rrugë për të më larguar nga politika
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-92-780x439.jpg)
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
![Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/imer-mushkolaj-780x439.jpg)
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
![Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ylli-hoxha-780x439.jpg)
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
![Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fushata-subjektet-1-780x439.jpg)
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht