Partia Demokratike e Kosovës ka ndërmarr aksion dhe ka shpërndarë të enjten qindra pako me ushqim e gjëra esenciale tek banorët e katër komunave në veri të Kosovës.
Ky aksion humanitar i PDK-së erdhi pak ditë pasi lideri i kësaj partie, Kadri Veseli, vizitoi qytetarët shqiptarë në veri të Mitrovicës.
Veseli përmes një shkrimi në Facebook ka bërë të ditur se javën e ardhshme do të miratohet në Kuvend propozimi i PDK-së për pakon emergjente prej 320 milionë euro për tu dalë në ndihmë të gjithë qytetarëve dhe bizneseve në përballje me pasojat e pandemisë coronavirus.
“Gjatë vizitës që bëra në komunat e veriut të Kosovës, pashë një situatë të dhimbshme të qindra familjeve shqiptare që kishin mbetur të izoluara dhe që ishin në panik për situatën. Nga njëra anë ata përballeshin me gjendjen e jashtëzakonshme të vendosur prej Beogradit në vendbanimet e tyre, e nga ana tjetër, shikonin qeverinë e shkarkuar të Kosovës që vepronte pa asnjë transparencë duke heshtur e miratuar kontrollin e veriut prej qeverisë së Serbisë”, ka thënë Veseli.
Ai ka shtuar se, izolimi gjeografik dhe bllokimi prej orës policore të imponuar prej Serbisë e kishte bërë të rëndë gjendjen e tyre duke iu shkaktuar mungesë të ushqimeve dhe nevojave të tjera elementare.
“Prandaj, menjëherë kam iniciuar një organizim vullnetar humanitar me anëtarë dhe simpatizantë të PDK-së për të shpërndarë qindra pako të mbushura me ushqime dhe produkte të tjera esenciale tek shqiptarët e katër komunave të veriut që qeveria e Prishtinës i ka lënë në dorë të Beogradit. Qytetarët tanë nuk do të mbeten asnjëherë pa mbështetje pavarësisht se qeveria është vonuar shumë tu dalë në ndihmë në këtë kohë pandemie. Prandaj kemi marrë iniciativën që të martën e javës së ardhshme ta mbajmë seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit për të miratuar pakon emergjente prej 320 milionë euro”, ka theksuar kreu i PDK-së.
Veseli ka thënë se paketa që deputetët do të miratojnë ka për të ndihmuar të gjitha kategoritë e prekura nga situata apo që janë më në nevojë.
“Kuvendi i Kosovës, që është institucioni më i rëndësishëm i demokracisë sonë sepse përfaqëson zërin e popullit, nuk do të qëndrojë duarkryq. Paketa që deputetët do të miratojnë ka për të ndihmuar të gjitha kategoritë e prekura nga situata apo që janë më në nevojë. Ndërkaq ju lus të gjithëve që të qëndroni në shtëpi dhe t’u përmbaheni rekomandimeve shëndetësore. Vetëm të bashkuar do të mund ta tejkalojmë këtë sfidë”, ka shkruar në fund. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
BDI: Ne e marrim fuqinë nga populli, ndërsa VLEN nuk mund të fitojë pa ndihmën e të tjerëve
Tragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objekti ku humbën jetën tre fëmijë
Bedri Hamza: Mbështetje 80% të pagës për 6 muaj për ata që humbin vendin e punës
Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës
"I dëgjuam telefonat duke ju dridh nën plloçë" - banori i fshatit Jabllanicë rrëfen momentin e kërkimit të fëmijëve nën rrënoja
Tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës, policia: Objekti u shemb në rrethana të panjohura
Osmani reagon pas shembjes së objektit në Jabllanicë që la të vdekur tre fëmijë
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
Vdekja e tre fëmijëve në Gjakovë - autoritetet komunale dhe kryetarët e komunave shprehin ngushëllime
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos