LAJMI I FUNDIT:

PDK: Po ushtrohet presion mbi votues në Prishtinë

PDK: Po ushtrohet presion mbi votues në Prishtinë

Partia Demokratike e Kosovës, përmes një konference për media, ka thënë se sipas të dhënave të marra nga degët e Partisë Demokratike të Kosovës anekënd vendit, kemi një trend të mirë të daljes së votuesve në zgjedhje dhe procesi po vijon normalisht.

“Deri më tani nuk kemi të raportuar ndonjë parregullsi që do të mund të ndikonte në mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, përpos disa përpjekjeve dëshpëruese të disa subjekteve politike, që të bëjnë fushatë elektorale edhe sot para qendrave të votimit. Një rast të tillë e kishim edhe në Prishtinë, ku partia Vetëvendosje kishte shpërndarë në kryeqytet fletushka propaganduese, duke thyer kështu heshtjen zgjedhore”, ka thënë Blerta Deliu-Kodra nga PDK-ja.

Në emër të Partisë Demokratike e Kosovës, Deliu-Kodra i ka uruar votuesit e rinj, që këtë radhë votojnë për herë të parë dhe i ftuar gjithë qytetarët që të dalin masivisht, me familjarët dhe miqtë e tyre, për të kryer obligimin e tyre qytetar.


“Vota qytetare është vulë për një të ardhme më të ndritshme të komunave tonë, për zhvillimin e tyre ekonomik dhe për një jetë më të mirë për qytetarët tanë”, ka thënë Deliu-Kodra.

Ajo ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës, me konferenca të rregullta, gjatë gjithë ditës do t’i mbajë të informuar qytetarët për procesin zgjedhor. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen mbetjet mortore të shtatë viktimave të Masakrës së Kralanit në Kosovë

Zbulohen mbetjet mortore të shtatë viktimave të Masakrës së Kralanit në Kosovë

Lajme
Sekretari i NATO-s: Përparimi në dialogun Kosovë-Serbi kërkon fleksibilitet dhe vendime të vështira

Sekretari i NATO-s: Përparimi në dialogun Kosovë-Serbi kërkon fleksibilitet dhe vendime të vështira

Lajme
“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

Lajme
Pas Osmanit, Rutte në takim me Kurtin

Pas Osmanit, Rutte në takim me Kurtin

Lajme
Rrahje masive te rrethi i Flamurit në Prishtinë – dy të lënduar dhe dy të arrestuar

Rrahje masive te rrethi i Flamurit në Prishtinë – dy të lënduar dhe dy të arrestuar

Kronika e Zezë
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Kalo në kategori