LAJMI I FUNDIT:
Gjilani 10° partlycloudy_day

PDK në Gjilan kërkon largimin e kryetarit Hyseni, shkak dorëheqja e drejtoreshës së financave

PDK në Gjilan kërkon largimin e kryetarit Hyseni, shkak dorëheqja e drejtoreshës së financave

Kryetari i PDK-së në Gjilan, Riad Rashiti, ka mbajtur një konferencë për media, ku ka trajtuar sërish çështjen e dorëheqjes së drejtoreshës së Financave, Herolinda Murati-Leka.

Në emër të PDK-së në Gjilan, Rashiti ka kërkuar dorëheqjen e kryetari Hyseni, sepse sipas tij, kjo e shpëton qytetin e Gjilanit.

“Dorëheqja e kryetarit të komunës ka qenë dhe mbetet shpëtim për Gjilanin, këtë e kemi kërkuar nga viti i kaluar përshkak gjendjes së jashtëzakonshme që e ka sjellë ai komunën tonë, ku po mbretëron një tension i paparë brenda institucioneve komunale deri në akte të dhunës fizike për ndërhyrje militanteske të VV-së duke ia thyer cilindrin e zyres saj, në drejtorinë e buxhetit ku menaxhohen 40 milion euro të qytetarëve të Gjilanit”, ka thënë ai.


Jep dorëheqje drejtoresha e Drejtorisë së Financave në Gjilan: Jam përballur me veprime të papranueshme në një institucion publik
Lexo po ashtu Jep dorëheqje drejtoresha e Drejtorisë së Financave në Gjilan: Jam përballur me veprime të papranueshme në një institucion publik

Sipas Rashiti, drejtoresha e Drejtorisë së Financave, është e fundit e cila është përballur me një kaos institucional, duke shtuar se ka edhe dorëheqje të këtij lloji.

“Dy drejtoresha të Arsimit, dy të Shëndetësisë, e QKMF-së, drejtoresha e Prokurimit, menaxherja e ZKF-së, menaxherja te Urbanizmi, drejtoresha e shkollës fillore Thimi Mitko, të gjitha këto janë përballur me probleme dhe presione të jashtëzakonshme nga kryetari i Gjilanit deri në dorëheqjet e tyre nga këto pozita udhëheqëse”, ka theksuar ai.
Rashiti potencon se ditëve të kaluar kanë shprehur në publik opinionet e tyre për gjendjen e jashtëkonshme që po mbretëron në qytetin e Gjilanit, por që heshtja institucionale sipas PDK-së, është shqetësim i madh. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Kapiteni i Barcelonës divorcohet nga gruaja - dyshohet se e tradhtoi me trajnerin e fitnesit

Kapiteni i Barcelonës divorcohet nga gruaja - dyshohet se e tradhtoi me trajnerin e fitnesit

Magazina
Tha se Gjesti nuk di të flas, motra i reagon Xhenetës: Kush po flet e kush po do famë në emrin e tjetrit

Tha se Gjesti nuk di të flas, motra i reagon Xhenetës: Kush po flet e kush po do famë në emrin e tjetrit

Magazina
Ushtarët ukrainas i reagojnë Trumpit: Nëse na mbarojnë plumbat amerikanë, do të gjejmë armë tjera

Ushtarët ukrainas i reagojnë Trumpit: Nëse na mbarojnë plumbat amerikanë, do të gjejmë armë tjera

Botë
Kosova mund të ndjekë një rrugë të re drejt NATO-s, QKSS propozon modelin KECI

Kosova mund të ndjekë një rrugë të re drejt NATO-s, QKSS propozon modelin KECI

Siguri
Shpërthimi bëri që nëntë ushtarë rusë të dorëzohen tek forcat speciale ukrainase pranë Pokrovsk

Shpërthimi bëri që nëntë ushtarë rusë të dorëzohen tek forcat speciale ukrainase pranë Pokrovsk

Evropa
Gerta: Gjestin nuk e konsideroj të fortë - Shkëlzeni banores për Kutinë e Pandorës: Ia ke futur kot me këtë nominim

Gerta: Gjestin nuk e konsideroj të fortë - Shkëlzeni banores për Kutinë e Pandorës: Ia ke futur kot me këtë nominim

Magazina
Kalo në kategori