LAJMI I FUNDIT:

PDK mbledhë nënshkrimet për shfuqizimin e vendimit për pronat në Badvoc

PDK mbledhë nënshkrimet për shfuqizimin e vendimit për pronat në Badvoc

Partia Demokratike e Kosovës – Dega në Prishtinë ka njoftuar se sot gjatë ditës kanë nisur me mbledhjen e nënshkrimeve për thirrjen e seancës së jashtëzakonshme për shfuqizimin e vendimit për shkëmbimin e pronës publike dhe asaj private në Badoc.

Leutrim Retkoceri nga PDK, thotë se derisa janë duke u marrë me mbledhjen e nënshkrimeve, janë njoftuar se LVV ka marrë iniciativën e njëjtë, transmeton Telegrafi.

“Kemi më shumë se tre orë prej që kemi filluar procesin e mbledhjes së nënshkrimeve për thirrjen e seancës së jashtëzakonshme për shfuqizimin e vendimit të dëmshëm për Badoc, me arsyetimin e bashkëngjitur. LVV kishte thënë publikisht se e mbështetë nëse marrim konfirmimet e nevojshme ligjore dhe i’u qasëm në bazë të fjalëve të tyre publike për të vepruar për të mirën e përbashkët. Derisa po merrnim nënshkrimet e nevojshme në terren, pamë që LVV doli me njoftim publik për iniciativën e njëjtë. Shumë mirë”, ka deklaruar ai.


Tutje, ai ka shtuar se “për ne nuk ka pas asnjëherë rendësi kush thërret mbledhje”.

“Këtë e kemi dëshmuar edhe me rastin e mbledhjes për faljen e tatimit në pronë. Nuk kemi nevojë as tash për protagonizmin e njëjtë. Ne mbështesim cilëndo thirrje për anulimin e vendimit”, vijon postimi i tij.

LVV thërret seancë të jashtëzakonshme për anulimin e shkëmbimit të pronës publike me atë private në Badoc
Lexo po ashtu LVV thërret seancë të jashtëzakonshme për anulimin e shkëmbimit të pronës publike me atë private në Badoc

Ndryshe, Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se të hënën do të thërras seancë të jashtëzakonshme, për anulimin e shkëmbimit të pronave në Badoc.

LVV në njoftimin e bërë për media ka ftuar edhe subjektet tjera politike të bashkohen në këtë nismë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pejani vendosi dy GPS në veturën e të dashurës dhe shpërndau fotografi denigruese në emër të saj – kërkohet paraburgim

Pejani vendosi dy GPS në veturën e të dashurës dhe shpërndau fotografi denigruese në emër të saj – kërkohet paraburgim

Kronika e Zezë
Driton Selmanaj kërkon rinumërim të përgjithshëm të votave dhe përsëritje të votimit të diasporës

Driton Selmanaj kërkon rinumërim të përgjithshëm të votave dhe përsëritje të votimit të diasporës

Lajme
Rikthehen për dy muaj kontrollet në pikën kufitare Kosovë-Shqipëri

Rikthehen për dy muaj kontrollet në pikën kufitare Kosovë-Shqipëri

Lajme
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Shqiptarët kanë konsumin më të lartë të kokainës në Evropë, sipas sondazhit të EUDA-s

Shqiptarët kanë konsumin më të lartë të kokainës në Evropë, sipas sondazhit të EUDA-s

Lajme
​Mark Rutte nesër viziton Kosovën - takohet me Osmanin e Kurtin

​Mark Rutte nesër viziton Kosovën - takohet me Osmanin e Kurtin

Lajme
Kalo në kategori