LAJMI I FUNDIT:

PDK kundër planit të Kalabrisë: 15 hektarë të pronës komunale u tjetërsuan për ndërtim

PDK kundër planit të Kalabrisë: 15 hektarë të pronës komunale u tjetërsuan për ndërtim

Nënkryetarja e PDK-së, Besianë Musmurati dhe shefi i grupit të asambleistëve të PDK-së në Prishtinë, Leutrim Retkoceri  në një konferencë për media treguan për planin e Kalabrisë që u votua të hënën në Prishtinë.

Sipas tyre në këtë plan, 15 hektarë të pronës publike perreth Stacionit të Autobusëve u dhanë për ndërtim të lartë. Planin që e propozoi Përparim Rama, e votoi edhe Lëvizja Vetëvendosje në Prishtinë.

PDK në Prishtinë ishte kundër këtij plani, dhe bëri të ditur që historia e shpronësimit të Badocit po përsëritet edhe në Kalabri.


“Në Badoc, Përparim Rama u mundua që ta tjetërsojë pronën publike për të akomodu kërkesat e disa kompanive të ndërtimit të afërta me të. Në planin për lagjen Kalabria, prapë mbi 15 hektarë të pronës publike u vënë në shërbim të kompanive të ndërtimit” tha Retkoceri.

Ndërsa nënkryetarja Musmurati theksoi që është edhe më shqetësues është fakti që ne nuk mendojmë që Përparim Rama do të ndalet me planin e Kalabrisë. “Ai do të sjellë për votim plane të tjera që prap mund të tjetërsojnë pronën publike” tha Musmurati. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Dosja e SPAK si ranë në gjurmët e Bajrit dhe Bilalit

Dosja e SPAK si ranë në gjurmët e Bajrit dhe Bilalit

Lajme
Kalo në kategori