Partia Demokratike e Kosovës (PDK) po i kërkon Qeverisë Kurti t’i rishqyrtojë masat e fundit anti-COVID. Në partinë opozitare, të njëjtat i kanë quajtur joprofesionale dhe të dëmshme në shumë dimensione.
Zëdhënësi i PDK-së, Faton Abdullahu, përmes një konference për medie, tha se vaksina e tretë për të hyrë në Kosovë është kërkesë edhe antishqiptare.
“PDK-ja masat e fundit anti-COVID të Qeverisë së Kosovës i konsideron të ngutshme, joprofesionale dhe gjithsesi të dëmshme në shumë dimensione. Për rrjedhojë këto masa janë të dëmshme për bizneset tona të brendshme, bile edhe ato jashtë Kosovës të cilat bashkëpunojnë me vendin tonë. Këto masa janë joparimore edhe në raport me të drejtën e lëvizjes së qytetarëve… Në vend të masave ekstreme të mbylljes, PDK rekomandon që Qeveria të rrisë kapacitetet menaxhuese dhe të zbatojë masat e duhura, në mënyrë që qytetarët e vaksinuar me dy doza të kenë mundësi të lëvizin lirshëm pa kufizime dhe bizneset të kenë mundësi të operojnë pa u paralizuar. Masat e fundit të Qeverisë, posaçërisht ajo për pasjen e vaksinës së tretë si kusht për hyrjen në Kosovë, janë pos tjerash edhe shkelje e të drejtave, sidomos në raport me qytetarët shqiptarë të vendeve përreth. Këta qytetarë kanë lidhje të pandalshme organike me Kosovën, si ato familjare, ashtu edhe ato biznesore, si ato në arsim ashtu edhe në fusha të tjera të jetës e punës”, tha ai.
Ai tha se Qeveria Kurti po keqmenaxhon me pandeminë COVID-19.
“Prej kur është shfaqur për herë të parë coronavirusi në Kosovë, vendi është udhëhequr nga qeveria e Albin Kurtit. Për fat të keq, që nga fillimi në asnjë moment kjo qeveri nuk ka ditur të menaxhojë me pandeminë, përkundrazi, hapin e vetëm që ka ditur ta marrë ka qenë izolimi, mbyllja e qytetarëve dhe ndëshkimi i bizneseve. Si pasojë e udhëheqjes së dobët e pa vizion, Kosova në këtë pandemi ishte vendi i fundit që siguroi testet dhe vendi i fundit që siguroi vaksinat. Tani po mbetemi vendi i fundit i izoluar e me masa të rrepta, në mungesë të menaxhimit të duhur nga kjo Qeveri”, tha Abdullahu.
Abdullahu komentoi edhe lajmin se në veri të vendit nuk do të shtrenjtohet energjia elektrike, për çka tha se është qasje diskriminuese.
“Është logjikë dhe mendësi e kësaj qeverie që po vazhdon, atje (në veri) nuk do të shtrenjtohet dhe këtu do të shtrenjtohet. Është diskriminim për interesa qeveritare dhe klanore. Edhe është paguar rryma për ata dhe është shtrenjtuar për neve. Është diskriminuese dhe e papranueshme, si PDK në mënyrë të vazhdueshme kemi demaskuar këtë qasje”, tha ai.
Sa i përket emërimit të nënkryetarit dhe drejtorëve nga radhët e PDK-së në Prishtinë, Abdullahu tha se emërimi i tyre është çështje ditësh.
“Në Prishtinë shumë shpejt dhe është çështje e ditëve që do të vendoset kush do të jenë drejtorët e departamentet përkatëse dhe kush do të jetë nënkryetar. Se kur do të ndodh kjo, e cila besojmë se do të ndodh brenda disa ditëve, ne do t’iu bëjmë me dije”, përfundoi ai. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Komuna e Gostivarit dekoroi qytetin për muajin e shenjtë të Ramazanit

Ministria e Financave: Investimet e huaja direkte në vitin 2024 arrijnë 1,255 miliard euro, janë dyfishuar në krahasim me vitin paraprak

KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

Pas urdhrit të gjykatës që Kurti të paraqitet në Prokurorinë Speciale, reagon zëdhënësi i Qeverisë

Armët dhe uniformat e konfiskuara në veri, Sveçla: Strukturat paralele ende funksionale në Kosovë

Gjykata lëshon urdhër: Kurti duhet të dëshmojë më 4 mars në Prokurorinë Speciale

Gjykata urdhëron Kurtin të dëshmojë, avokati Gashi: Gjithçka është e politizuar dhe e panevojshme

Votat e diasporës, pesë komunat me numrin me të madh të votuesve

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Publikohen pamje nga vendi i ngjarjes, ku Gjesti kaloi murin rrethues të shtëpisë së Big Brother

“Grusht shteti”: Kuvendi i Republikës Srpska miraton ligje që ndalojnë punën e disa institucioneve të BeH brenda territorit të saj

U hodh nga ura 92 metërshe në Zambi, australianes i këputet litari – përfundon në ujërat e mbushura me krokodilë

Mediat gjermane raportojnë se vëllai dhe motra e Besar Nimanit dyshohen se kanë shtënë nga vetura e zezë

Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet