Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Valdete Idrizi, në një konferencë për media ka thënë se po shkelen të drejtat e njeriut në karantinë, dhe duhet të nisin hetimet sa më parë për shkeljet.
Idrizi duke përmendur rastin e Agon Musliut, tha se është dëshmuar tashmë se qytetarët e riatdhesuar në Qendrën e Karantinës janë duke u trajtuar në mënyrë abuzive.
“Rasti tragjik i vetëvrasjes së Agon Musliut, rrethanat e dyshimta që çuan drejt kësaj ngjarje, dhe faktet e rënda të nxjerra nga mediat dy gjatë ditëve të fundit, dëshmojnë se karantinimi në Qendrën Studentore në Prishtinë i qytetarëve tanë të riatdhesuar është duke u bërë në mënyrë abuzive, të papërgjegjshme, diskriminuese dhe neglizhente. Karantina përbën një kufizim të përkohshëm të lirisë së lëvizjes së individëve të pafajshëm që mund të jenë ekspozuar ndaj infeksionit. Kjo do të thotë që shteti, i cili po i privon nga liria, mbart përgjegjësi për këta qytetarë gjatë karantimit dhe ka obligim që t’iu garantojë trajtim të barabartë e dinjitoz, kushte të mira jetese dhe përkujdes të përshtatshëm shëndetësor”, tha Idrizi.
Idrizi përmendi po ashtu disa raste të cilat sipas saj janë liruar nga karantina, duke u trajtuar më veçantë sesa qytetarët e tjerë që kanë qëndruar në karantinë.
“Mirëpo tanimë nuk ka më dyshime që menaxhimi i karantinës në Qendrën Studentore nga ministria e Shëndetësisë dhe ajo e punëve të brendshme ka dështuar rëndë. Në Partinë Demokratike të Kosovës janë duke ardhur dita ditës informacione të reja konkrete, për trajtim selektive të pabarabartë të qytetarëve gjatë menaxhimit të karantinës. Po i përmendim disa raste, gjithnjë duke ruajtur privatësinë e tyre dhe të dhënat personale. Personi me inicialet B.H. është liruar nga detyrimi i karantinimit meqë atij është falsifikuar mosha qëllimisht në listat e udhëtarëve të riatdhesuar duke u shënuar si 70 vjeçar, përderisa ai në të vërtetë është 35 vjeçar. Po ashtu, dyshohet se personi me inicialet SH.S, vajza e një biznesmeni të njohur, i cili besohet se është mbështetës e financues i Vetëvendosjes, nuk është mbajtur fare në karantinë, siç pretendohet, për shkak të lidhjeve dhe intervenimit të tij. Një tjetër qytetar i moshës së mesme, me inicialet K.D. i ardhur nga Gjermania javën e kaluar, është liruar falë lidhjeve dhe nuk ka qëndruar në karantinë”, tha Idrizi në konferencën për medie.
Sipas saj, kjo listë është shumë më e gjatë se kaq, kurse gjatë të martës ajo tha se ka pasur pakënaqësi të qytetarëve të karantinuar për kushtet e jetesës aty.
“Fatkeqësisht, lista është shumë e gjatë dhe këto janë fakte konkrete për privilegjim të militantëve politik me libreza partiake; për qytetarë që kanë evituar karantinimin duke falsifikuar të dhënat personale; duke u shitur si të sëmurë apo për të karantinuar që janë liruar fshehurazi para kohe. Gjatë ditës së djeshme, ka pasur pakënaqësi të qytetarëve të karantinuar të cilët janë të revoltuar për kushtet e jetesës si dhe për mënyrën abuzive me të cilën shumë të qytetarë të karantinuar që kanë lidhje me pushtetin dhe Vetëvendosjen po lirohen para kohe ose po privilegjohen duke evituar karantinën. Është për të ardhur keq që edhe pse kanë kaluar 8 javë nga fillimi i pandemisë në Kosovë, kushtet nuk janë përmirësuar, kapacitetet nuk janë shtuar ndërsa menaxhimi i karantinës është degraduar plotësisht”, tha Idrizi.
Ajo tha se një hetim transparent për administrimin që po bëhet në Qendrën e Karantinës, do të mund të bëhej vetëm nëse japin dorëheqje ministrat në detyrë, Arben Vitia e Xhelal Sveçla.
“Qeveria në ikje e Kosovës qëndron shumë më keq sesa vendet fqinje për sa i përket masave të karantinimit. Fqinjët tanë kanë krijuar kapacitete karantinimi që janë shumë herë më të mëdha se të Kosovës duke kontraktuar shumë hotele që ofrojnë kushte më të përshtatshme e të pranueshme për izolimin e të riatdhesuarve. Partia Demokratike e Kosovës bën thirrje për ndaljen e menjëhershme të këtyre abuzimeve e shpërdorimeve që jo vetëm shkelin ligjin por mund edhe të rrezikojnë shëndetin publik. Prandaj i bën thirrje prokurorisë që sa më shpejt të nis hetimet për administrimin e deritanishëm të karantinës në Qendrën Studentore. Ky hetim duhet të jetë sa më transparent, profesional dhe i pandikueshëm politikisht. Kjo bëhet e mundur kur ata që sot janë në menaxhim të karantinës si ministrat Arben Vitia dhe Xhelal Sveçla të kanë ofruar dorëheqjen duke i hapur rrugë hetimeve të këtyre padrejtësive dhe shkeljeve të drejtave të njeriut”, tha Idrizi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Vizita e Thaçit te babai i sëmurë, kritikohet qasja e Gjykatës Speciale

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Vajc: Presioni ndaj anëtarëve të Këshillit Gjyqësor për të dhënë dorëheqje, është një shenjë shqetësuese e ndërhyrjes politike në gjyqësor

”Me lot në sy jam, trim i trimave”, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Momenti kur sigurimi i Speciales ia tërheq vërejtjen mjekut pas diskutimit me Thaçin

KQZ: Mbi 1,000 vota me postë konsiderohen të vlefshme pas rinumërimit

Sa ka urgjencë për formimin e Qeverisë së re të Kosovës?

Dëshmitarja për njërin të akuzuar në rastin e 400 kg kokainë: Kemi biseduar, por s’ma tha të vërtetën

Gjeneral Jashari: Përvoja amerikane e rëndësishme për FSK-në

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker