Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka hapur sot fushatën zgjedhore, përmes platformës inovative të teknologjisë informative, duke ndjekur kështu trendet moderne të kampanjave dhe në përputhje me kushtet e rënda të pandemisë në vend.
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, nëpërmjet një video-adresimi, tha se Partia Demokratike e Kosovës do ta shpalosë projektin e vet politik para qytetarëve në përputhje me rrethanat e rënda, të krijuara nga pandemia COVID-19 dhe keqmenaxhimi i saj nga Qeveria aktuale.
“Kjo fushatë për zgjedhjet e 17 tetorit, e cila po fillon sot, në rrethana normale do të dukej ndryshe. Do të ishim bashkë, do t’ia shtrëngonim dorën njëri-tjetrit, e nga afër do ta ndanim vizionin për të ardhmen e një Kosove që na bashkon të gjithëve në nevojën për t’i transformuar qytetet tona. Por, Kosova nuk po kalon në rrethana normale. Kosova po kalon ditë të rënda, për shkak të pandemisë”, tha ai.
Krasniqi kërkoi nga të gjithë kandidatët e PDK-së, strukturat partiake dhe mbështetësit e partisë në çdo komunë dhe në secilin nivel të organizimit, që të mos organizojnë tubime elektorale masive dhe të respektojnë në mënyrë strikte masat mbrojtëse dhe rekomandimet e institucioneve shëndetësore.
“Atë që nuk do të mund ta ndajmë së bashku në takime publike e tubime të mëdha elektorale, do ta ndajmë së bashku në forma të tjera të komunikimit, si kjo formë digjitale që po e bëj unë sot. Ju siguroj se koncepti ynë politik e reformues, që i duhet komunave të Kosovës sot më shumë se kurrë, do të arrijë te secili qytetar. Sepse, koncepti politik i PDK-së për komunat e Republikës së Kosovës është domosdoshmëri dhe emergjencë. Së bashku, do ta vëmë në jetë potencialin e zhvillimit, kundër stagnimit që kemi parë këto katër vjet në shumicën e komunave”, tha Krasniqi.
Krasniqi theksoi se PDK, në këto zgjedhje, hyn e reformuar, me frymë të re, me strukturë të re drejtuese, me kandidatë të duhur e kompetentë, si dhe me përfaqësim të mirëfilltë të qytetarëve të Kosovës.
Ai tha se kandidatët e PDK-së për kryetar të komunave kanë në fokus kërkesat, mirëqenien e qytetarëve dhe interesat e tyre lokale.
“Misioni ynë themelor është mirëqenia e qytetarëve, zgjerimi i potencialit të ekonomive dhe perspektiva e pamohueshme e të rinjve anekënd Kosovës. Ditëve në vijim, kandidatët e PDK-së do të ndajnë me ju plane konkrete që këtë mision e bëjnë të mundur. Prandaj, edhe kërkojmë besimin tuaj. Jemi krenarë për të kaluarën, të angazhuar për të sotmen dhe absolutisht të pa konkurrencë për të ardhmen. Për komunat e Kosovës, kjo e ardhme nis më 17 tetor. E ardhme për qytetarët, përtej ngjyrave partiake. E ardhme që na bën bashkë për Kosovën”, tha kreu i PDK-së, Memli Krasniqi.
Këta janë kandidatët e Partisë Demokratike të Kosovës që garojnë për kryetar të komunave nën numrin e fitores 177:
Uran Ismaili për Prishtinën
Bedri Hamza për Mitrovicën
Agim Aliu për Ferizajn
Shaqir Totaj për Prizrenin
Leonora Bunjaku për Gjilanin
Arbnesha Kuqi për Gjakovën
Fadil Nura për Skenderajn
Ramiz Lladrovci për Drenasin
Floretë Zejnullahu për Podujevën
Naim Ismajli për Shtimen
Ferit Idrizi për Vushtrrinë
Esat Raci për Klinën
Besim Ilazi për Kaçanikun
Shaban Shabani për Dragashin
Ardiana Qorraj për Deçanin
Bejtullah Deliu për Rahovecin
Isni Kilaj për Malishevën
Muhamed Kallaba për Kamenicën
Bekim Azizi për Vitinë
Murtez Zekolli për Suharekën
Hyzer Rizani për Lipjanin
Rrahim Tërnava për Fushë Kosovën
Hanefi Musliu për Obiliqin
Ali Nimanaj për Istogun
Mehmet Ballazhi për Hanin e Elezit
Fatos Shala për Junikun
Selatin Nuhiu për Artanën
Shaqir Hetemi për Leposaviqin
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSerbia “mobilizohet” për zgjedhjet në Kosovë
Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese
Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin
Presidenca: Asnjë nga vendimet e deritanishme të Trumpit nuk e afektojnë negativisht Kosovën
Aksion i policisë në veri të Mitrovicës, gjenden armë dhe pajisje për kriptovaluta
Tre gjyqtarë bllokohen në ashensorin e Pallatit të Drejtësisë, kryesindikalisti Rrustemi: Po na rrezikohet jeta
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!