LAJMI I FUNDIT:

PDK e Klinës ankohet në PZAP për manipulim të votave, kërkon rivotim

PDK e Klinës ankohet në PZAP për manipulim të votave, kërkon rivotim

Partia Demokratike e Kosovës, Dega në Klinë, përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se ka dorëzuar në PZAP ankesë lidhur me raundin e dytë të zgjedhjeve të zhvilluar në komunën e Klinës.

“Gjatë procesit zgjedhor në raundin e dytë të zhvilluar në Komunën e Klinës, komisionarët dhe vëzhguesit e PDK-së kanë hasur në shumë keqpërdorime të procesit, që kanë çuar në deformimin e tij. Këto keqpërdorime, të cilat dëmtojnë rëndë procesin demokratik të zgjedhjeve dhe tjetërsojnë vullnetin e lirë dhe të pavarur të qytetarëve me të drejtë vote, ne i kemi evidentuar dhe përmes një ankese i kemi adresuar edhe në PZAP.

Qëllimi i ankesës sonë nuk është që ta ndryshojmë vullnetin e qytetarëve dhe as dëshira për të marrë pushtet, por vetëm e vetëm që vullneti i qytetarëve të Komunës së Klinës të mos tjetërsohet, të mos manipulohet dhe të mos abuzohet me të”, thuhet në njoftim.


Më tej PDK ka theksuar se mos shqyrtimi dhe vendimi jo i drejtë ndaj këtyre keqpërdorimeve, do të krijonte një praktikë të dëmshme për proceset e ardhshme zgjedhore dhe do të ulte vullnetin e qytetarëve për të marrë pjesë në votimet e ardhshme, pa përjashtuar edhe ndikimin në besimin e qytetarit në institucionet tona vendore.

“Janë hasur dhe evidentuar me fakte, dëshmi dhe deklarata, keqpërdorime të natyrave të ndryshme, si votimi dhe nënshkrimi nën emrin e personave të vdekur, votimi dy herë e më shumë i një personi, votimi në emër të personave që jetojnë jashtë Kosovës dhe në ditën e votimit s’kanë qenë fare ne Kosovë, etj. Për të gjitha këto keqpërdorime, ne kemi dëshmi të pakontestueshme dhe ato ua kemi dorëzuar edhe organeve përkatëse.

Partia Demokratike e Kosovës, Dega në Klinë, beson shumë në vlerësimin e drejtë të PZAP dhe në vendimin e tyre që Klina të shkojë edhe njëherë në rivotim për të qartësuar vullnetin e qytetarëve të Klinës”, thuhet më tej në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Hekurudha Kuq e Zi”, Balluku: Ka përfunduar studimi i fizibilitetit, i hapet rrugë realizimit të veprës infrastrukturore më të rëndësishme për kombin

“Hekurudha Kuq e Zi”, Balluku: Ka përfunduar studimi i fizibilitetit, i hapet rrugë realizimit të veprës infrastrukturore më të rëndësishme për kombin

Lajme
Po vazhdon numërimi i fletëvotimeve nga votimi me postë, KQZ thotë se procesi po zhvillohet në prezencë të vëzhguesve të akredituar

Po vazhdon numërimi i fletëvotimeve nga votimi me postë, KQZ thotë se procesi po zhvillohet në prezencë të vëzhguesve të akredituar

Lajme
Çka preferohet dhe çka nuk preferohet të konsumojmë në syfyr? Shpjegon nutricistja Rexhepi

Çka preferohet dhe çka nuk preferohet të konsumojmë në syfyr? Shpjegon nutricistja Rexhepi

Shëndetësi
Çka preferohet të hamë për iftar? Flet nutricistja Rexhepi

Çka preferohet të hamë për iftar? Flet nutricistja Rexhepi

Lajme
Tejkaloi në vijë të plotë, qytetari e incizoi dhe njoftoi Policinë – dënohet shoferi që shkeli rregullat e trafikut

Tejkaloi në vijë të plotë, qytetari e incizoi dhe njoftoi Policinë – dënohet shoferi që shkeli rregullat e trafikut

Kronika e Zezë
KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

Politikë
Kalo në kategori