Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri në një konferencë për media, ka bërë të ditur se PDK ka dorëzuar sot në Kuvend tri kërkesa për debate parlamentare lidhur me gjendjen me pandeminë në Kosovë.
Tahiri tha se debati i parë që do të mbahet do të jetë siç tha ai për dështimin e qeverisë për sigurimin e vaksinave antiCOVID-19.
“Ka qenë premtim i Albin Kurtit që brenda këtij viti do të vaksinohet 60 përqind e popullsisë, por ju jeni dëshmitar që Qeveria Kurti nuk i ka siguruar deri më sot as edhe 60 vaksina të vetme”, ka thënë Tahiri.
Ai shtoi se një gjë tjetër që duhet t’ia kujtojmë kryeministrit Kurti se në programin e tij zgjedhor “Krejt dhe Drejt” e ka pasur si premtim që do të punoj ngushtë me Shqipërinë për sigurimin e vaksinave.
“Por ju e dini se ndodhi e kundërta. Kryeministri Kurti refuzoi ndihmën e Shqipërisë për vaksinimin e mësimdhënësve”, u shpreh Tahiri.
Kreu i deputetëve të PDK-së tha se debati i dytë parlamentar do të mbahet për organizimin e arsimit në të gjitha nivelet në këto rrethana pandemie.
“Viti që lamë pas, fatkeqësisht ishte vit i humbur për sistemin tonë arsimor. Nuk mund ta pranojmë që edhe viti 2021, të jetë një vit i humbur për arsimin dhe për gjeneratat e nxënësve që vijojnë shkollimin në çdo nivel. Kjo nuk është temë e rëndomtë. Po flasim për rreth 345 mijë nxënës në arsimin para universitar, 23 mijë mësimdhënës të cilët sot kanë mbetur pa një plan konkret, pa mbështetje dhe pa mjete për ta realizuar agjendën e arsimit në vend”, tha Tahiri.
Tema e tretë që PDK do të kërkojë të debatohet në Kuvend është gjendja e rënduar ekonomike nga pandemia.
“Nuk kemi parë asnjë plan konkret dhe asnjë ide konkrete se si qeveria Kurti do t’i menaxhojë pasojat e pandemisë në ekonomi. Nuk kemi kuptuar se çfarë do të ndodhë me Ligjin e Rimëkëmbjes Ekonomike që është miratuar në Kuvendin e Republikës. Aktualisht kemi rreth 60 mijë qytetarë të papunë dhe mijëra biznese që kanë falimentuar gjatë pandemisë. Nuk mund të presim që ekonomia, bizneset dhe ndërmarrësit të mbesin në disponimin ditor e javor të kryeministrit apo ministrit të shëndetësisë të cilët vendosin kuturu ta mbyllin vendin për një javë e për dy javë, pa pasur një plan konkret për menaxhimin e pasojave ekonomike të kësaj mbyllje”, tha Tahiri.
Ai tha se kjo nuk është betejë politike përballë qeverisë por adresim i temave që lidhen me fatin e përditshëm të qytetarëve.
“Qytetarët paguajnë taksa, në mënyrë që qeveria me taksat e tyre të ofrojë zgjidhje për probleme si këto. Nuk ka prioritet më të madh sot për sot, sesa mbrojtja e jetës përmes vaksinimit, mbështetja e ekonomisë përmes subvencionimit, dhe ruajtja e gjeneratave përmes sigurimit të arsimit”, tha Tahiri./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSpecialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Lamtumirë Ferid Gjikolli, Haradinaj i ndan dekoratën post mortem ‘Me besim në Zot, atdhe e shtet’
Eurodeputetët: Qasja e pabalancuar e BE-së ka ndikuar negativisht në dialogun Kosovë-Serbi
Kurti: Kemi nisur reforma të thella në sektorin e mbrojtjes dhe të sigurisë
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore
I caktohet një muaj paraburgim për policin që dyshohet se shkaktoi aksidentin me tre të vdekur në Çubrel
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Rodrygo 'zbehet' kur mëson se me kë mund të luajë Real Madridi në play-off të Ligës së Kampionëve
Kush me kë takohet në sistemin noukaut, ndërsa dihen edhe kundërshtarët e mundshëm në play-off të Ligës së Kampionëve
Gjesti i dërgon letër me mesazhin e koduar Eglit - fansat dyshojnë se përmbajtja e tij është vulgare
Edhe pas mbarimit të spektaklit, Atilla Kardesh publikon fotografi i shoqëruar nga Rovena dhe Besforti
SHBA-ja dërgon një numër të madh raketash të fuqishme nga Izraeli në Ukrainë
Shtëpia e Bardhë anulon memorandumin për ngrirjen e granteve dhe huave federale