Partia Demokratike e Kosovës, ka dorëzuar sot në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve listën me emrat e kandidatëve për kryetarë të ardhshëm të komunave dhe të kandidatëve për kuvende komunale.

Në zgjedhjet lokale të 17 tetorit, Partia Demokratike e Kosovës garon në 36 komuna.


Në 29 prej tyre, PDK garon me kandidatë për kryetarë komunash. Në 4 komuna, PDK garon vetëm me listë të kandidatëve për Kuvende Komunale, ndërsa në komuna të tjera, PDK garon në koalicion të përbashkët me partitë tjera shqiptare.

Lista e Partisë Demokratike të Kosovës me kandidatë për kryetarë komunash dhe ajo për Kuvende Komunale, përbëhet nga intelektualë e profesionistë kompetentë për qeverisje lokale, që kanë vizion të qartë për zhvillimin e vendit.

Nga 29 kandidatë të PDK-së për kryetarë komunash, 17 prej tyre garojnë për herë të parë, ndërsa tri prej tyre janë gra.

Kjo është lista me emrat e kandidatëve për kryetarë komunash nga radhët e PDK-së:1. Prishtinë – Uran Ismaili 2. Mitrovicë – Bedri Hamza 3. Prizren – Shaqir Totaj 4. Ferizaj – Agim Aliu 5. Gjilan – Leonora Morina Bunjaku 6. Pejë – Astrit Ademaj 7. Gjakove - Arbenesha Kuqi 8. Skenderaj – Sami Lushtaku 9. Drenas - Ramiz Lladrovci 10. Podujevë – Floretë Zejnullahu 11. Vushtrri – Ferit Idrizi 12.Klinë – Sokol Bashota 13. Shtime – Naim Ismaili 14. Kaçanik - Besim Ilazi 15. Dragash – Shaban Shabani 16. Rahovec – Bejtulla Deliu 17. Malishevë – Isni Kilaj 18. Kamenice – Muhamed Kallaba 19. Viti - Bekim Azizi 20. Suhareke – Murtez Zekolli 21. Lipjan – Hyzer Rizani 22. Fushë Kosovë - Rrahim Tërnava 23. Obiliq – Hanefi Musliu 24. Istog – Ali Nimanaj 25. Hani i Elezit – Mehmet Ballazhi 26. Junik – Fatos Shala 27. Novoberdë – Selatin Nuhiu 28. Leposaviq – Shaqir Hetemi

Vërejtje: Në listë mungon emri i kandidatit për kryetar të Komunës së Deçanit. /Telegrafi/