Kryetari i Forumit Rinor të kësaj partie që organizoi tubimin, Gerti Bogdani, tha se gjithçka ishte e organizuar mirë në kuadër të përkujtimit të 20-vjetorit të shembjes së bustit të ish-diktatorit Enver Hoxha më 20 shkurt 1991.

Gerti Bogdani falënderoi të gjithë ata mbështetës dhe simpatizantë që iu bashkuan festimeve, duke thënë se kjo është një datë historike që solli lirinë. /Telegrafi/