Shefi i asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, Gëzim Sveçla, ka komentuar incidentin e fundit në Kuvendin Komunal të Prishtinës, ku ai ka dëmtuar pajisje gjatë seancës që miratoi buxhetin e vitit 2025.
Sveçla ka sqaruar se veprimi i tij nuk kishte të bënte me miratimin e buxhetit, por kishte për qëllim ndërprerjen e seancës, pasi disa vendime të propozuara ishin, sipas tij, të dëmshme për qytetin.
Në një konferencë për media, ai ka thënë se defunksionalizimi i mikrofonit ishte një aksion simbolik, i nevojshëm për të ndaluar përkohësisht seancën ku do të miratoheshin disa projekte që ai i konsideron si shkatërruese për Prishtinën.
“Rasti që ka ndodhur nuk ka të bëjë fare me miratimin e buxhetit, për shkak se disa media e kanë potencuar këtë si gjoja shkak i votimit të buxhetit. Unë e kam ndërmarrë një veprim, bëhet fjalë për defunksionalzimin e mikrofonit, i cili në një kohë shumë të shkurtë u funksionalizua sërish. D.m.th nuk bëhet fjalë për kurrfarë vandalizmi të sallës së Kuvendit, bëhet fjalë për një veprim politik, aksion simbolik, i cili ishte i domosdoshëm në mënyrë që të paktën përkohësisht të ndërpritet ajo seancë në të cilën do të merreshin disa vendime e që janë shumë të dëmshme për qytetin dhe për banorët e Prishtinës… Po jam i ftuar (nga Policia), në ora 14:00 do të shkojë në polici për të dhënë deklaratë për këtë çështje”, tha Sveçla.
Sekretari i Qendrës, Egzon Azemi, gjithashtu reagoi në konferencën për media, duke kërkuar nga prokuroria dhe organet e drejtësisë që të hetojnë pazaret milionëshe që po ndodhin në Komunën e Prishtinës.
Ai akuzoi figura të ndryshme brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për përfshirje në këto pazare dhe tha se disa asamblistëve të caktuar iu janë ofruar shtëpi në këmbim të votave.
Azemi kërkoi që drejtësia të veprojë për të hetuar këto raste dhe të mbrojë qytetarët nga projekte që dëmtojnë qytetin.
“Po ftojmë prokurorinë e gjitha organet e drejtësisë që të reagojnë përballë pazareve milionëshe që po ndodhin në kryeqytetin e Republikës, në Komunën e Prishtinës. Devollët dhe biznesmenët të ndryshëm te lagjeve multimilioneshe private në kryeqytet, përveç se e kanë tashmë në dorë ekzekutivin e Komunës së Prishtinës kanë filluar një fushatë të blerjes së asamblistëve të Kuvendit komunal. Për këtë projekt të dëmshëm ka edhe figura të rëndësishme brenda LDK-së që e kundërshtojnë këtë projekt, andaj, nga këtu i lus që tash është momenti që të ngritën e të flasin kundër një projekti kaq të dëmshëm që rrezikon të ardhmen e kryeqytetit.
Mirëpo, kryetari Rama me një pjesë tjetër të profitereve e klientelisteve të kësaj partie janë të gatshëm me çdo kusht të shtyjnë përpara këtë projekt. Asamblistëve të caktuar u janë ofruar tre shtëpi në këmbim të blerjes së një vote. Pra, me pak fjalë qindra, mijëra euro po jepen që të ju mundësohen përfitime multimilioneshe…Prokuroria dhe hetuesia duhet të zgjohen nga gjumi që i ka kapluar dhe t’i hetojnë këto raste skandaloze”, tha Azemi.
Asamblistët e Vetëvendosjes zhvilluan gjithashtu një aksion simbolik, duke vendosur një baner me mbishkrimin “Komuna e Devollëve” për të protestuar kundër vendimeve që ata i konsiderojnë të dëmshme për qytetin.
Pas tre dështimeve për miratimin e buxhetit për vitin 2025 në seancat e jashtëzakonshme, sot u miratua buxheti me 25 vota për dhe një abstenim. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Bërnabiqit i dhemb raportimi i mediave kosovare për kaosin në parlament, e përmend edhe Kurtin

Pamjet që e “tradhtuan” Bërnabiqin, tha se deputeten që pësoi sulm në tru u goditën nga opozita – videoja e tregon të kundërtën

Arrestohet i dyshuari që grisi Kuranin në Prizren

KPK dhe ZKPSh i reagojnë Kurtit: Zbatimi i ligjit është detyrim, jo interes personal

Kaos në Parlamentin e Serbisë, hedhje vezësh e shishe – nuk mungojnë as grushtat e bombolat me tym

Nuk ia lë shenjë zarfi i zi - G Bani eskalon sërish ndaj Valbona Mhillit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës