LAJMI I FUNDIT:

Pavijoni në Venedik, prezantim i suksesshëm i shtetit të Kosovës

Pavijoni në Venedik, prezantim i suksesshëm i shtetit të Kosovës

Në Venedik të Italisë ka nisur punimet edicioni i 16-të i Ekspozitës Ndërkombëtare të Arkitekturës së Bienales së Venedikut ku edhe zyrtarisht Kosova ka hapur Pavijonin e saj “Qyteti është gjithandej” të kuratores Eliza Hoxha.

Hapja e pavijonit të Kosovës është bërë nga ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, i cili në fjalën e tij të hapjes tha se prezenca e vendit tonë në një nga ngjarjet më të rëndësishme të kulturës e artit në botë, siç është Bienalja e Venedikut, është tejet e rëndësishme për shtetin dhe shoqërinë tonë.

“Kosova, edhe pse një shtet i ri, me prezencën e saj në skenën kulturore e artistike ndërkombëtare  vitet e fundit ka dhënë shembullin më të mirë të suksesit në bërjen e diplomacisë kulturore. Kjo ka ndihmuar edhe në forcimin e subjektivitetit të shtetit tonë si dhe në krijimin e një imazhi të mirë për Kosovën”, ka thënë Gashi.


Ai falënderoi të gjithë ata që kanë dhënë kontributin për mundësimin hapjes së Pavijonit të Kosovës, posaçërisht Jehona Shytin komisionere dhe kuratoren Eliza Hoxha për idenë dhe realizimin e Pavijonit të Kosovës.

“Në kuadër të temës së përgjithshme të Bienales së Venedikut për vitin 2018 “FREESPACE” apo HAPËSIRË E LIRË, Eliza ka përzgjedhur që Kosova të prezantohet me rrëfimin për vitet e 90-ta, një rrëfim ky i cili është shumë unik në sensin e mobilizimit dhe mbijetesës kolektive të shqiptarëve të Kosovës në vitet e 90-ta”, ka shpjeguar ministri Gashi.

Pavijoni i Kosovës në Bienalen e Venedikut  do të qëndrojë i hapur deri më 25 nëntor. Të pranishëm në këtë hapje ishin edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj, artistë, arkitekt të shumtë vendorë e ndërkombëtar.

Për më tepër Pavijoni i Kosovës u nderua edhe nga prezenca e presidentit të Bienales së Venedikut, Paolo Barrata. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria miraton nismën për marrëveshje në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së

Qeveria miraton nismën për marrëveshje në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Përfundon rinumërimi i 50 vendvotimeve – në mesditë nis rinumërimi i 1,631 fletëvotimeve nga votimi me postë

Përfundon rinumërimi i 50 vendvotimeve – në mesditë nis rinumërimi i 1,631 fletëvotimeve nga votimi me postë

Lajme
Miratohet nisma për shkëmbim të informacionit të klasifikuar mes Kosovës dhe Sllovenisë

Miratohet nisma për shkëmbim të informacionit të klasifikuar mes Kosovës dhe Sllovenisë

Lajme
“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

Lajme
I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

Lajme
Kalo në kategori