Në Prishtinë kanë filluar problemet me ndotjen e ajrit, ani pse temperaturat vazhdojnë të jenë të larta.

Sikurse viteve të kaluara edhe këtë vit vlerat e ndotjes së ajrit po shihen se do të jenë po të njëjtat.


Sot në kryeqytet në orët e mëngjesit, ajri ka qenë shumë i pashëndetshëm, shkruan Telegrafi.

ajri pr 162

Sipas matësit të vendosur nga Ambasada e SHBA-ve në Prishtinë, ndotja aktualisht shënon nivelin prej 162 PM.

Parashikimet tregojnë se nga dita e mërkurë cilësia e ajrit në kryeqytet do të përmirësohet.

ajri pr parashikim

Kujtojmë se jo rrallë herë Prishtina u radhit si qyteti i parë në botë me ndotjen më të madhe. /Telegrafi/