LAJMI I FUNDIT:

Pavarësisht problemeve, Kosova ka eksportuar energji elektrike

Pavarësisht problemeve, Kosova ka eksportuar energji elektrike

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Bilancin i Energjisë” për TM2 2018. Në këtë publikim janë prezantuar të dhënat mbi prodhimin e thëngjillit, të dhënat për prodhimin dhe konsumin e energjisë, importin dhe eksportin e energjisë, si dhe importin dhe eksportin e energjentëve të tjerë.

“Gjatë tremujorit të dytë të vitit 2018 (TM2 2018) vlera e gjithëmbarshme e prodhimit të thëngjillit ishte rreth 1.64 mijë tonë. Kurse, sasia bruto e energjisë elektrike, e prodhuar në termocentrale ishte 1 402.5 GWh, si dhe në hidrocentrale ishte rreth 118.1 GWh”, ka njoftuar ASK-ja, shkruan Telegrafi.

“Sa i përket vlerave të energjisë së importuar, respektivisht të eksportuar, gjatë tremujorit të dytë të vitit 2018, Kosova ka importuar 23.0 GWh energji elektrike, derisa gjatë të njëjtës periudhë Kosova ka eksportuar 344.2 GWh energji elektrike”.


Në tremujorin e dytë të vitit 2018, sasia e energjisë elektrike për konsum ishte 1 136.7 GWh energji elektrike. Në raport me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar (TM2 2017), sasia e energjisë elektrike të konsumuar është ulur për 6.7 %. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Mashtrimet bankare përmes E-mail-eve dhe SMS-ve: 36 raste të keqpërdorimit të kartelave në 2024 – BQK dhe SHBK rrisin masat e sigurisë

Mashtrimet bankare përmes E-mail-eve dhe SMS-ve: 36 raste të keqpërdorimit të kartelave në 2024 – BQK dhe SHBK rrisin masat e sigurisë

Ekonomi
Bie në mënyrë drastike çmimi i kriptovalutës së Melanias  - gjithçka duket si një grabitje e madhe

Bie në mënyrë drastike çmimi i kriptovalutës së Melanias - gjithçka duket si një grabitje e madhe

Botë
Trump është president, bursat po bien, Bitcoin po humb vlerë - çfarë po ndodh në SHBA?

Trump është president, bursat po bien, Bitcoin po humb vlerë - çfarë po ndodh në SHBA?

Botë
Hoti: Viti 2025 nis me fatura të rritura të tatimit në pronë, 60 për qind më të larta se në 2021-ën

Hoti: Viti 2025 nis me fatura të rritura të tatimit në pronë, 60 për qind më të larta se në 2021-ën

Ekonomi
Afati i aplikimit po afron për bursa për studentë nga Kosova për studime Bachelor dhe Master në CITY College

Afati i aplikimit po afron për bursa për studentë nga Kosova për studime Bachelor dhe Master në CITY College

Ekonomi
Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

Ekonomi
Kalo në kategori