LAJMI I FUNDIT:

Pavarësisht krizës, Qeveria e RMV-së thotë se po ulet numri i të papunëve

Pavarësisht krizës, Qeveria e RMV-së thotë se po ulet numri i të papunëve

Sipas të dhënave të Agjencisë së Punësimit, papunësia muajve të fundit është duke u ulur edhe gjatë muajve të verës por ajo që është vërejtur është se trendi gjatë muajit korrik është ngadalësuar. Pra, nëse vetëm në qershor numri i të papunëve në vend u ul me afro 2.400 persona, tashmë në korrik ulja e numrit të papunëve është dukshëm më e vogël ku vetëm 752 qytetarë që kërkonin punë e gjetën një punë. Ndërkohë në muajin qershor numri i të papunëve është ulur për saktësisht 2.373 persona. Në fund të korrikut, numri i të papunëve është 117.049, krahasuar me 117.801 persona që nuk kishin punë në fund të qershorit. Kjo do të thotë se kemi një trend pozitiv në uljen e numrit të të papunëve, por ritmi nuk është ai që ka qenë. Por në anën tjetër, sektori i biznesit vazhdimisht ankohet se nuk mund të gjej punëtor dhe staf të mjaftueshëm të kualifikuar për nevojat e tyre.

Personat e papunë që hyjnë në kategorinë e “të papunëve”, pjesërisht për shkak të moshës, nivelit të arsimimit dhe karakteristikave të ngjashme, të cilat i bëjnë ata jo plotësisht të dëshirueshëm për punëdhënësit, megjithëse kanë nevojë për fuqi punëtore. Opsioni tjetër që përmendet nga ekspertët, është që ata që kanë qenë të aftë ose kanë pasur qëllime serioze kanë shkuar jashtë vendit, kështu që tani nuk ka ulje të reja të numrit të të papunëve mbi këtë bazë.

Shifra të favorshme kemi pasur edhe në muajt e mëparshëm, pasi trendi i uljes së papunësisë filloi në mars të vitit të kaluar dhe pas pikut në shkurt, kur kishte 159 mijë të papunë. Shkak për papunësinë e lartë ishte numri i madh i pushimeve nga puna të shkaktuar nga kufizimet për shkak virusit korona, por pasi ato u hoqën, shifrat e papunësisë filluan të bien. Pra, nëse në shkurt të vitit të kaluar ishin 159.608 të papunë, papunësia binte çdo muaj në vijim, duke arritur në fund të vitit të kaluar në rreth 131.000 të papunë. Trendi i favorshëm i rënies së papunësisë vazhdoi edhe këtë vit, pavarësisht krizës së madhe energjetike që rriti ndjeshëm kostot e kompanive dhe prishi aktivitetin ekonomik.


Nëse në fund të janarit kishim 127.723 të papunë, pesë muaj më vonë, pra në fund të qershorit, numri i tyre ishte 117.801 të papunë dhe tani në 117.049 në fund të muajit të shtatë të vitit. Sipas të dhënave të publikuara nga enti Shtetëror i Statistikave (ESHS), gjatë pandemisë me virusin korona, 17 mijë qytetarë kanë humbur vendin e punës, ndërsa 1.200 prej tyre kanë dorëzuar dorëheqje. Nga atje kanë thënë se më shumë se 100 punëdhënës nuk e kanë paguar pagën minimale për 435 punëtorë edhe pse për një gjë të tillë kanë marrë ndihmën shtetërore prej 6.317 denarë. /Koha.mk/

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Kalo në kategori