LAJMI I FUNDIT:

Pavarësia e Katalonisë, Juncker: Jam shumë i shqetësuar

Pavarësia e Katalonisë, Juncker: Jam shumë i shqetësuar

Presidenti i Komisionit Evropian, Jean Claude Juncker, në një intervistë për të përditshmen spanjolle “El Pais” ka shprehur sërish shqetësimin për situatën në Katalonjë.

“Katalonja është një shqetësim i madh, shumë i madh. Nuk më pëlqen situata që ka krijuar, është një katastrofë”, ka thënë Juncker.

Për presidentin e KE, rasti i saj ka tensionuar atmosferën politike, ka shkaktuar një frakturë të brendshme në shoqërinë spanjolle dhe atë katalanase, si dhe ka krijuar probleme në familje dhe mes miqve.“Është shumë e trishtueshme. Kjo nuk duhet të kishte ndodhur kurrë. Nacionalizmi është një helm i vërtetë”, ka thënë Juncker.


“Jashtë Evropës më pyesin nëse Spanja ndodhet në një gjendje dekompozimi, nëse vendi po ndahet në dysh. Unë u them jo, se shumica e spanjollëve është kundër pavarësisë dhe se as shumica e njerëzve në Katalonjë nuk është e bindur”, ka vijuar presidenti i KE.

Ai ka shtuar se dy qeveritë, ajo katalanase dhe ajo iberike, mund të diskutojnë nivelin e autonomisë, por Evropa është një klub kombesh dhe është e papranueshme që rajonet të dalin kundër kombeve.

Në trend Botë

Më shumë
JD Vance shkaktoi skandal me deklaratën për Britaninë, tani 'han' fjalët e veta

JD Vance shkaktoi skandal me deklaratën për Britaninë, tani 'han' fjalët e veta

Amerika
Si filloi sherri në parlamentin e Serbisë - grushte, shkelma e hedhje të shisheve të xhamit

Si filloi sherri në parlamentin e Serbisë - grushte, shkelma e hedhje të shisheve të xhamit

Serbia
Zelensky propozon fazën e parë për përfundimin e luftës - bën edhe një hap drejt pajtimit me Trumpin

Zelensky propozon fazën e parë për përfundimin e luftës - bën edhe një hap drejt pajtimit me Trumpin

Evropa
Sërish kaos në Kuvendin e Serbisë, deputetët hedhin vezë mbi Bërnabiqin dhe ministrat – aktivizojnë aparatin për fikjen e zjarrit

Sërish kaos në Kuvendin e Serbisë, deputetët hedhin vezë mbi Bërnabiqin dhe ministrat – aktivizojnë aparatin për fikjen e zjarrit

Serbia
Pamjet që e “tradhtuan” Bërnabiqin, tha se deputeten që pësoi sulm në tru e goditën nga opozita – videoja e tregon të kundërtën

Pamjet që e “tradhtuan” Bërnabiqin, tha se deputeten që pësoi sulm në tru e goditën nga opozita – videoja e tregon të kundërtën

Serbia
JD Vance: Britania e Madhe është një vend i rëndomtë që nuk ka bërë luftë për 30 ose 40 vjet

JD Vance: Britania e Madhe është një vend i rëndomtë që nuk ka bërë luftë për 30 ose 40 vjet

Amerika
Kalo në kategori