Paulo Fonseca beson se Milani ishte ekipi më i mirë në fitoren e tyre me rezultat 3-2 ndaj Slovan Bratislavës në Ligën e Kampionëve dhe ndihet se ekipi i tij e meritonte plotësisht fitoren.
‘Rossonerët’ morën një fitore me rezultat 3-2 në Sllovaki falë golave të shënuar nga Christian Pulisic, Rafael Leao dhe Tammy Abraham.
“Mendoj se kemi dominuar gjatë tërë ndeshjes. Ne ndryshuam shumë lojtarë dhe i kemi bërë gjërat pozitivisht”.
“Ka gjëra ku duhet të përmirësohemi, ndoshta sepse kemi ndryshuar shumë. Ne nuk kemi bërë mirë në markimin e kundërshtarit, por jemi përmirësuar pas pushimit”, ka thënë Fonseca.
“Ne e merituam të fitonim dhe kishte një gabim të qartë të gjyqtarit para golit të fundit. Unë mendoj se e merituam ta përfundojmë me një rezultat tjetër”.
Fonseca gjithashtu u nda i kënaqur me atë që pa nga Rafael Leao, i cili mbeti në bankën rezervë, por pastaj u fut në pjesën e dytë duke shënuar golin i cili i dha avantazhin Milanit.
“Unë gjithmonë bisedoj me Rafan, ai e di pse nuk ka luajtur sot. Ai e ka kuptuar dhe kur u fut ishte vendimtar”.
“Mendoj se kjo është ajo që të gjithë duam. Unë jam i lumtur, edhe kur ai është në bankë gjithmonë dëshiron të ndihmojë ekipin dhe kjo është pozitive”, përfundoi ai./Telegrafi/