Site icon Telegrafi

Paul Wesley bën kërkesë për divorc nga Ines de Ramon teksa modelja po shijon romancën e re me Brad Pittin

Ka përfunduar edhe zyrtarisht marrëdhënia mes Paul Wesley dhe Ines de Ramon.

Ylli i “Vampire Diaries” bëri kërkesë për divorc nga gruaja e tij të premten (17 shkurt) pas pesë vitesh martesë, sipas dokumenteve të siguruara nga Us Weekly.

Wesley, 40 vjeç, përmendi “dallimet e papajtueshme” si arsyen e ndarjes së tyre, por vuri në dukje se ndarja e pasurisë së tyre do të vendoset më vonë.

Ish-çifti, i cili filloi lidhjen në vitin 2018, njoftoi ndarjen e tyre në shtator 2022 – por në fakt ishin të ndarë pesë muaj para se ta zbulonin për publikun.

Të dy tashmë kanë vazhduar jetën e tyre duke krijuar lidhje të reja romantike.

Wesley u lidh për herë të parë me modelen Natalie Kuckenburg në gusht 2022 pasi u fotografuan të kapur për dore në qytetin e New Yorkut.

Gjërat duket se po shkojnë mirë për yllin e “Star Trek: Strange New Worlds” dhe Kuckenburg, e cila është 18 vite më e re, pasi kanë kaluar edhe pushimet së bashku këtë vit.

Lexo po ashtu Brad Pitt është zyrtarisht në lidhje me bukuroshen 30 vite më të re, Ines de Ramon

Para lidhjes së tij me Kuckenburg dhe de Ramon, Wesley ishte i martuar më parë me yllin e “Vampire Diaries” Torrey DeVitto nga 2011 deri në 2013.

Ndërkohë, de Ramon është në lidhje me Brad Pitt që nga nëntori dhe dyshja po shijojnë lidhjen e tyre në distancë.

Në fakt, Pitt u sigurua që dita e Shën Valentinit të Ramonit të ishte një ditë për t’u mbajtur mend.

59-vjeçari i dërgoi një buqetë me bozhure rozë në zyrën e saj në Los Angeles – pavarësisht se ishte duke filmuar në New York.

Ashtu si ish-bashkëshorti i saj, de Ramon gjithashtu i kaloi pushimet me partneri e saj të ri.

Pitt dhe de Ramon shijuan një ditë relaksuese natën e Vitit të Ri ndërsa po pushonin pranë pishinës. /Telegrafi/

Exit mobile version