Tre nga katër kandidatët e partive politike për kryetarë të komunës së Gjilanit kanë pasuri milionëshe. Në deklarimet e pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsionit, Rexhep Kadriu nga AAK, Sami Kurteshi nga Vetëvendosje dhe Lutfi Haziri nga LDK kanë deklaruar se kanë pasuri prej së paku një milionë eurove.
Saktësisht 1 milion e 650 mijë euro vlerë të pasurisë së paluajtshme ka deklaruar Lutfi Haziri në deklarimin e pasurisë për vitin 2017. Kryetari aktual i Gjilanit i ka thënë Agjencisë Kundër Korrupsionit (AKK) se shumica e kësaj pasurie është e trashëguar nga familja.
Përveç pasurisë së paluajtshme milionëshe të Hazirit, nënkryetari i Gjilanit – sipas deklarimit të pasurisë për vitin 2017 – mban edhe 135 mijë euro para të gatshme në bankat e Kosovës. Të gjitha këto para, Haziri i ka deklaruar në emër të tij.
Në total, pasuritë e kryetarit të Gjilanit pothuajse arrijnë vlerën e 2 milionë eurove.
Edhe kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Sami Kurteshi ka një pasuri milionëshe të trashëguar nga familja e tij.
Pasuria e paluajtshme që Kurteshi e ka deklaruar në Agjencinë Kundër Korrupsionit (AKK) shkon deri në mbi 1 milion euro. Në deklarimin e pasurisë për vitin 2016 – në kohën sa shërbente si Avokat i Popullit – Kurteshi kishte deklaruar këtë pasuri si të përbashkët me familjen e tij.
Ndërkaq, Kurteshi ka deklaruar pasuri të luajtshme prej 90 mijë eurove. Ai kishte deklaruar një bibliotekë private, të cilën po ashtu ka thënë se e ka trashëgimi nga babai i tij, por edhe nga mjetet personale të tij.
Në vitin 2016, kandidati i VV-së për kryetar të Komunës së Gjilanit ka deklaruar se mban rreth 20 mijë euro para të gatshme në bankë.
E më i pasuruari nga katër kandidatët që do të garojnë për të parin e Komunës së Gjilanit, është Rexhep Kadriu nga AAK.
Në deklarimin e pasurisë për vitin 2017 në Agjencinë Kundër Korrupsionit (AKK), Kadriu ka deklaruar pasuri prej afër 3 milionë eurove – saktësisht 2 milionë e 858 mijë e 811 euro. Të gjitha këto pasuri, Kadriu i ka deklaruar në emër të vetin.
2 milionë e 436 mijë e 811 euro është vlera e pasurisë së paluajtshme që posedon nënkryetari i Komunës së Gjilanit. Rexhep Kadriu ka deklaruar dy shtëpi dhe katër banesa si pasuri të paluajtshme.
Përpos këtyre, ai ka deklaruar edhe nëntë parcela me tokë – disa prej të cilave, siç ka deklaruar vet ai në AKK, i shfrytëzon për biznes.
Prejardhjen e kësaj pasurie, Rexhep Kadriu e ka justifikuar se ka ardhur nga trashëgimia e familjes së tij, nga kursimet dhe nga të ardhurat e bizneseve të tij.
Ndërkaq, Kadriu ka deklaruar edhe 422 mijë euro pasuri të luajtshme në deklarimin e pasurisë për vitin 2017.
Në këtë pjesë të pasurisë Kadriu ka deklaruar dy vetura limuzinë, të tipave Mercedes dhe Passat. Të gjithë prejardhjen e pasurisë së luajtshme Kadriu e ka prejardhje nga bizneset e tij private.
Po ashtu, kandidati për kryetar të Gjilanit ka deklaruar se i ka deponuar rreth 16 mijë euro para të gatshme në bankë, për fëmijët e tij.
Kadriu ka shërbyer si nënkryetar i Komunës së Gjilanit në katër vitet e fundit. Në këtë periudhë AAK-ja bashkëqeverisi në Gjilan së bashku me LDK-në e Lutfi Hazirit.
E kandidati i vetëm për kryetar të Gjilanit që ka deklaruar pasuri prej më pak se një milion eurove është Zenun Pajaziti nga PDK.
394 mijë e 940 euro e ka deklaruar pasurinë e tij të paluajtshme kandidati për kryetar të Komunës së Gjilanit, nga radhët e PDK-së, Zenun Pajaziti.
Ai ka një veturë, të cilën e ka deklaruar në vlerën e 20 mijë eurove, si pasuri të luajtshme. Por, Pajaziti ka deklaruar se mban vetëm 1 mijë e 800 euro para të gatshme në bankë. /Insajderi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

KQZ: Procesit të vlerësimit do t’i nënshtrohen edhe mbi 14 mijë pako me fletëvotime nga diaspora

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Raporti 24-orësh i policisë: Arrestime dhe incidente në rajonin e Prishtinës

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Moti në Kosovë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë