LAJMI I FUNDIT:

Pasuria e Donika Gërvallës, shtëpi dhe tokë të trashëguara nga familja

Pasuria e Donika Gërvallës, shtëpi dhe tokë të trashëguara nga familja

Zëvendës kryeministrja si dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla ka bërë deklarimin e saj për pasurinë e paluajtshme dhe të luajtshme të cilat i posedon në Kosovë dhe në Gjermani.

Gërvalla në Agjencinë Kundër Korrupsionit ka deklaruar se në Kosovë ajo ka trashëguar truall me shtëpi banimi, sipërfaqja e së cilës është 3.964 metra katrorë, në vlerë prej 100.000 euro, ndërsa tokë pyjore në sipërfaqe prej 2.122 metra katrorë në vlerë prej 10.000 euro si dhe tokë bujqësore në sipërfaqe prej 6.085 mëtra katrorë, në vlerë prej 15.000 euro.


Ndërsa, pasuri të luajtshme ajo deklaron veturën e tipit “Toyota Avensis”, në vlerë prej 8.000 euro.

E sa i përket parave të gatshme, Gërvalla ka deklaruar se posedon 1.292 euro në RBK, ndërsa posedon 40 euro para të gatshme të fëmijëve në bankën Postbank në Bon të Gjermanisë, si dhe bashkëshorti i saj posedon 5.278 euro para të gatshme në bankën N26, në Gjermani.

Ndërkaq, si zëvendës kryeministre ajo paguhet 1.228.22 euro, ndërsa të ardhura vjetore në Gjermani në institucione gjyqësore i figurojnë në shumën prej 34.664.92 euro.

Ndërsa, mëditjet të cilat i figurojnë nga Qeveria e Kosovës ka 7.770.08 euro, dhe posedon 700 euro dhurata nga mysafirë ndërkombëtarë. /Telegrafi/  

Në trend Ekonomi

Më shumë
Sa janë investimet e shtetasve të Kosovës në Shqipëri – GAP paraqet të dhënat

Sa janë investimet e shtetasve të Kosovës në Shqipëri – GAP paraqet të dhënat

Ekonomi
Renault Symbioz arrin në Kosovë nga Auto Mita! SUV-i më inovativ me teknologji hibride

Renault Symbioz arrin në Kosovë nga Auto Mita! SUV-i më inovativ me teknologji hibride

Ekonomi
Afati mbyllet këtë të shtunë! Bursa për studentët e Kosovës për studime Bachelor dhe Master në CITY College, Universiteti York Europe Campus në Selanik, Greqi

Afati mbyllet këtë të shtunë! Bursa për studentët e Kosovës për studime Bachelor dhe Master në CITY College, Universiteti York Europe Campus në Selanik, Greqi

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Ekonomi
Tradita e Prizrenit në çdo kafshatë - LIRI sjell shijen e ëmbël të Ramazanit

Tradita e Prizrenit në çdo kafshatë - LIRI sjell shijen e ëmbël të Ramazanit

Rrezikohen shërbimet për fëmijët me sindromën Down: Dërgo SMS dhe Ndihmo!

Rrezikohen shërbimet për fëmijët me sindromën Down: Dërgo SMS dhe Ndihmo!

Ekonomi
Kalo në kategori