Rreziku për pastrim parash në Shqipëri është rritur në vitin 2021. Indeksi i Bazelit tregon se mes 110 vendeve Shqipëria renditet e 72-ta me një nivel pikësh prej 5.72. Rreziku rezulton se është rritur teksa një vit më parë ishte e 44-ta me një nivel pikësh prej 5.69.
Në një publikim më të zgjeruar të po këtij Indeksi, por këtë herë në analizë merren 203 shtete, për profilin të Shqipërisë nënvizohet se pikëzimi më negativ që nxjerr rezultanten finale është regjistruar tek transparenca financiare.
Ndërkohë që korrupsioni dhe ryshfeti cilësohen të dytët me një pikëzim prej 6.03. Kuadri ligjor që lidhet me pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit vlerësohet me 5.84 pikë dhe më pas vjen rreziku politik dhe fiskal me 5.41. Transparenca Publike është e vetmja që ka shënuar një renditje më të mirë në pikë me 3.25.
Indeksi i Bazelit sjell në vëmendje se Shqipëria bën pjesë në vendet që janë në listën gri të Task Forcës për Veprim Financiar (FAFT). Nga ana tjetër nëse marrim renditjen rajonale ku bën pjesë Shqipëria që është Evropa dhe Azia Qendrore renditemi të 49 në raport me 52 shtete në total çka në bën ndër më të rrezikshmit për pastrimin e parave.
Në raport me rajonin Mali i Zi ka 4.57 pikë, Kosova me 4.56, Maqedonia e Veriut 5.23, Serbia 5.27 Sllovenia 3.75. Në vendin parë në botë sa i takon rrezikut më të ulët renditet Estonia, pas saj Andorra dhe Finlanda.
Ndërkohë tek vendet e fundit renditen Korja e Veriut, Eritrea dhe Sudani për shkak se nuk ka të dhëna të plota për to ndërkohë që më pas vjen Irani Somalia, Haiti, Afganistani, Kongo, Mauritania, Myanmar apo Mozambiku.
Ky indeks është në të njëjtën linjë me situatën e përgjithshme të përshkruar më herët edhe nga organizma ndërkombëtare si Moneyval apo FAFT të cilët në rishikimin e fundit vlerësuan se Shqipëria edhe pse kishte bërë disa rregullime nuk kishte arritur të përmbushte plotësisht detyrat e ngarkuara.
Indeksi i Kundër Pastrimit të Parave i Bazelit është një renditje e pavarur dhe mjet vlerësimi mbi rrezikun e pastrimit të parave dhe financimin e terrorizmit. I prodhuar nga Instituti i Bazelit për Qeverisje që nga viti 2012 mundëson vlerësime holistike mbi rrezikun e pastrimit të parave bazuar nga të dhënat që merren nga 17 burime publike të tilla si Task Forca për Veprim Financiar, Transparency International, Banka Botërore dhe Forumi Ekonomik Botëror.
Në shkurt të vitit 2020, Shqipëria u fut sërish në listën gri të pastrimit të parave, nga e cila kishte dalë në vitin 2015. Vlerësim u dha në atë kohë nga FATF e Moneyval, që është një mekanizëm i përhershëm i Këshillit të Evropës që ka detyrën të vlerësojë zbatimin e standardeve në luftën kundër pastrimit të parave dhe krimit të organizuar. Në këtë listë përfshihen juridiksionet që kanë mungesa strategjike në parandalimin e pastrimit të parave dhe krimit të organizuar dhe rrezik të lartë si dhe janë nën monitorim të shtuar. /Monitor/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

A keni fatura të larta të energjisë elektrike? UniSolar ofron zgjidhje ekonomike dhe ekologjike për ju!

Djathi Akadia: 4 arsye pse është djathi nr. 1 i rekomanduar për muajin e Ramazanit

Trump dyfishon tarifat shtesë për të gjitha importet kineze në 20%

Ramazani me kursime: Zbuloni zbritjet në Emona Center

Nga muaji prill Ministria e Bujqësisë me hapësira të reja pune, Peci publikon fotografitë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës