LAJMI I FUNDIT:

Pasojat e uraganit Harvey: Erërat e forta nxjerrin nga uji krijesën misterioze (Foto, +16)

Pasojat e uraganit Harvey: Erërat e forta nxjerrin nga uji krijesën misterioze (Foto, +16)

Pasojat e uraganit Harvey padyshim se i kanë kushtuar Teksasit miliarda dollarë, por përveç që humbën jetën disa persona dhe u shkatërruan mijëra shtëpi, erërat e forta kanë nxjerr nga uji edhe krijesa të çuditshme.

Një krijesë e tillë është gjetur në një plazh në Texas City, pasi erërat e forta e kishin nxjerr në breg, transmeton Telegrafi.

Por, ekspertët e kësaj fushe nuk po e dinë se çfarë është, derisa disa tjerë besojnë se bëhet fjalë për një lloj ngjale me trup gjigant, por nuk kanë arritur të përcaktojnë saktë llojin.


Fotografitë e kësaj krijese të çuditshme janë postuar në internet dhe po bëjnë xhiron e botës.

“Isha duke shëtitur nëpër plazh dhe duke shikuar dëmet që i ka shkaktuar uragani Harvey, kur hasa në këtë krijesë pa sy me dhëmbë të mprehtë”, ka deklaruar Preeti Desai i cili kishte gjetur këtë krijesë.

Duke parë se askush nuk dinte për këtë krijesë, Desai vendosi të kërkojë ndihmë nga profesori Kenneth Tighe nga muzeu kombëtar i historisë së natyrës, i cili beson se bëhet fjalë për një ngjalë-gjarpër me dhëmbë të mprehtë, e cila gjendet në ujërat e gjirit të Meksikës. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Restoranti kinez kompenson 4,000 klientë pas publikimit të pamjeve që tregonin dy adoleshentë të dehur duke urinuar

Restoranti kinez kompenson 4,000 klientë pas publikimit të pamjeve që tregonin dy adoleshentë të dehur duke urinuar "në një vakt të nxehtë"

Fun
“Shtëpia byrek” në Çikago shitet për 350 mijë dollarë

“Shtëpia byrek” në Çikago shitet për 350 mijë dollarë

Interesante
Trump i drejtohet zëvendëspresidentit amerikan: Çka janë këto çorape, po më shpërqendrojnë

Trump i drejtohet zëvendëspresidentit amerikan: Çka janë këto çorape, po më shpërqendrojnë

Fun
Plazhi që duket sikur është mbuluar me gjak, fenomeni i pazakontë në Iran po tërheq vëmendjen e botës

Plazhi që duket sikur është mbuluar me gjak, fenomeni i pazakontë në Iran po tërheq vëmendjen e botës

Interesante
Mendoi se po kryen vjedhje pa e parë askush, hajnin në Londër e “tradhtojnë kamerat e Teslas

Mendoi se po kryen vjedhje pa e parë askush, hajnin në Londër e “tradhtojnë kamerat e Teslas

Fun
Në Tiranë mund të kryeni seks me 3 deri në 12 euro

Në Tiranë mund të kryeni seks me 3 deri në 12 euro

Kalo në kategori