Pasi dënohet për posedim të drogës, burri në SHBA arratiset në mënyrë dramatike nga salla e gjykatës

Një burrë në SHBA i cili u dënua nën akuzat për posedim të drogës shpëtoi nga salla e gjyqit në Ohio, duke ikur nga salla e gjykatës në mënyrë dramatike.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Nickolaus Garrison, 33 vjeç, është ende në arrati pasi u largua nga paraburgimi i policisë si dhe nga Gjykata e Highland County.
Garrison i shpallur fajtor për posedim të drogës, u dënua me një vit burg dhe u gjobit me 2,500 dollarë.
Ndërkohë, në momentin kur u dënua ai u largua nga salla e gjyqit dhe disa oficerë vrapuan menjëherë pas tij. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
25/09/2020
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































