Apartamenti më i lirë në bunkerin luksoz nëntokësor që garanton pesë vite mbijetesë, pas një shpërthimi të mundshëm socio-ekonomik në botë pas COVID-19, kushton hiq më pak se një milion dollarë, derisa variantet edhe më luksoze kushtojnë tri herë më shtrenjtë.
Çmimi i mirëmbajtjes së apartamentit në bunkerin nëntokësor kushton 2.500 dollarë për një vit, përfshirë internetin, municionin, ujin dhe rrymën, transmeton Telegrafi.
Kompania “Survival Condo”, ofron apartamente në bazat e braktisura ajrore nga të cilat dikur lansoheshin edhe raketat. Bëhet fjalë më saktësisht për bazën “Atlas F”, e cila gjatë shekullit të kaluar u ndërtua nga inxhinierët e korpusit të ushtrisë amerikane dhe gjendet në zonat rurale të SHBA-ve.
Sistemi raketor nëntokësor ku dikur qëndronin bombat bërthamore ndërkontinentale, sot shërben si strehimore brenda të cilës gjenden apartamentet në një thellësi prej 200 metrave dhe mund të akomodojnë 70 banorë.
Nën kupolën e objektit që del mbi sipërfaqe të tokës, gjendet një tunel cilindrik më 14 kate. Në katet e sipërme gjendet pishina dhe hapësira për furnizim me ujë të pijshëm.
Shtatë kate janë të dedikuara për banim, derisa në katër katet e fundit gjenden edhe klasat për mësim, biblioteka, kinemaja, baret si dhe një palestër.
Shkallët dhe ashensorët gjenden në çdo kat – kështu përshkruhet në pika të shkurtra objekti i shumëpërfolur në reportazhin e CNET, lidhur me bunkerin nëntokësor për pasanikët e frikësuar që nuk ankohen për para dhe duan ta sigurojnë veten nga çdo eventualitet, në këtë kohë kur pandemia e COVID-19 ka ngritur në këmbë botën.
Larry Hall, pronar i kompanisë “Condo for Survive”, gazetarëve u ka treguar Cadillacun e tij në strehimoren për të pasurit që gjendet në zemër të Kansasit. Ai pretendon se asnjë opsion tjetër i strehimoreve nuk ofron sot atë që teknologjia më moderne që ai ka investuar e ofron – bëhet fjalë për apartamentet luksoze Survive Condo.
Sipas tij struktura e objektit është e ndërtuar në atë mënyrë, që mund t’i mbijetojë një goditjeje bërthamore të drejtpërdrejtë.
Pjesë e sipërme ka mure betoni me një trashësi pre tri metrave, derisa konstruksioni i kupolës mund t’i mbijetojë erërave që fryjnë me 800 kilometra në orë.
Objekti ka mbi 54 mijë metra katrorë që është ideuar që të jetojnë 70 persona për pesë vite. Gjithçka brenda është moderne dhe pajisur me teknologjinë më moderne, pretendon pronari.
Siç raporton CNET, një kat ka afërsisht 1.820 metra katrorë për jetesë të qetë dhe ndahet në dy hapësira me nga 900 metra katrorë. Në një kat mund të jetojnë në maksimum 10 persona. Brenda apartamentit ka televizorë 50 inçësh dhe sistem për automatizim të apartamentit që kontrollohet nga distanca.
Çelësat janë biometrik dhe varen plotësisht nga pronari. Një apartament posedon rezerva të ushqimit për pesë vite. Apartamenti më i lirë kushton rreth një milion dollarë, kurse më i madhi rreth tre milionë.
Karakteristikat e “Survive Condo”.
Mbi 20 mijë metra katrorë
Burimet e brendshme të energjisë elektrike
Furnizim ekstra me ujë me mbi 75 mijë galon
Filtrimi i ajrit, përfshirë nga mbetjet bërthamore, biologjike
Prodhimi i ushqimit organik
Markete
Pishinë dhe spa, palestër për fitnes
Teatër
Bare dhe sallone
Biblioteka
Qendra komanduese
Qendra medicinale për ndihmë të shpejtë
Qendra komunikuese
Stacioni digjital meteorologjik. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
"Nuk është aq i rëndësishëm sa për të qenë pjesë e takimeve", Trump vazhdon ta godasë Zelenskyn

Mblidhen krerët e vendeve arabe - njëzëri kundërshtojnë planin e Trumpit për Gazën

Amerikanët dhe rusët zhvillojnë bisedime 'sekrete' për Ukrainën në Zvicër

Takimi midis Zelenskyt dhe të dërguarit të SHBA-së për luftën - mësohen detaje

Milan Radoiçiq po zgjeron perandorinë në Serbi - pasurinë po ia transferon gruas, bizneset partnerëve besnik

“Kapacitet që nuk e kishte më parë” - në Gjermani fillon puna për sistemin e mbrojtjes raketore të prodhuar nga Izraeli

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Detaje të reja nga KQZ: Vetëm në tri komuna kanë mbetur votat pa u numëruar

Kandidatja për deputete nga Lista për Familje: E votova veten por nuk më figuron, ka manipulime

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe

Limaj, vetë i treti do t'i bashkëngjitej koalicionit qeverisës