Pasagjeri u arrestua pasi u përpjek të hap derën e aeroplanit gjatë fluturimit në Indi

Një pasagjer u arrestua pasi u përpoq të hapte derë emergjente të aeroplanit dhe të kërcente në Indi.
Zyrtarët thanë se Biswajit Debnath, 41 vjeç, u përpoq të hapte me forcë dyert e urgjencës së një aeroplani gjatë fluturimit nga Guwahati në Agartala.
Video pamjet që qarkullojnë në mediat sociale tregojnë pasagjerin afër derës emergjente teksa aeroplani po i afrohej destinacionit, raporton nypost.
Anëtarët e ekuipazhit ndërhynë shpejt, por Debnath fillimisht i rezistoi ndërhyrjes, thanë zyrtarët për Press Trust of India.
Në përpjekje për ta frenuar, pasagjerët e tjerë e tërhoqën zvarrë drejt një ndenjëse të zbrazët, ku qëndroi derisa aeroplani u ul i sigurt.
“Biswajit ka rrëfyer se vuan nga depresioni dhe po përpiqej të hidhej nga aeroplani duke hapur derën e urgjencës”, tha policia për median.
Ndryshe, indiani pritet të dalë para organeve të drejtësisë gjatë ditëve të ardhshme ndërsa aktualisht gjendet në dhomat e paraburgimit. /Telegrafi/





















































