LAJMI I FUNDIT:

Pas vendimit për Klan Kosovën, deklarohet ministrja Hajdari

Pas vendimit për Klan Kosovën, deklarohet ministrja Hajdari
Foto: Arkiv

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), Rozeta Hajdari, ka reaguar pasi dikasteri i cili udhëheqë mori vendim që ta hedhë poshtë ankesën e Klan Kosovës për shfuqizimin e pezullimit të certifikatës së biznesit.

Në reagimin e saj, Hajdari ka thënë se fakti që një biznes sh.p.k., mes shumë veprimtarive të tjera, merret edhe me media, nuk e amniston aspak prej llogaridhënies për shkeljet ligjore që i kryen, sado i fuqishëm që të jetë ekonomikisht apo politikisht.

Rohde e quan shqetësues vendimin e MINT ndaj Klan Kosovës
Lexo po ashtu Rohde e quan shqetësues vendimin e MINT ndaj Klan Kosovës

Ajo ka ftuar Policinë e Kosovës dhe prokurorët kompetentë, që të ndërmarrin hapat e nevojshëm ligjorë për të hetuar, deri në fund, “shkeljet ligjore të kryera nga ana e këtij biznesi, si dhe nga ana e disa zyrtarëve të ARBK, për të cilat shkelje ligjore kjo Ministri ka parashtruar kallëzim penal para disa javësh”.


“Çdo biznes me veprimtari në Republikën e Kosovës, e ka për obligim që të respektojë Kushtetutën dhe ligjet e vendit tonë. Ndërsa, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë është e vendosur për të mbrojtur rendin dhe ligjin në çdo rast brenda fushëveprimit të saj, pa përjashtim e pa diskriminim”, ka shkruar ministrja në Facebook.

Në fund, ajo ka theksuar se për sa i përket vendimmarrjes në kuadër të MINT, procedimi i rastit Klan Kosova sh.p.k. ka përfunduar. /Telegrafi/