Protesta e radhës “Serbia kundër dhunës” do të mbahet sot para Kuvendit të Serbisë, një ditë pas kundër tubimit të djeshëm të presidentit të Serbisë dhe liderit të SNS-së, Aleksandar Vuçiq.
Arsyeja e protestës është pakënaqësia me reagimin e autoriteteve pas dy vrasjeve masive në fillim të majit ku mbetën të vrarë 18 persona, mes tyre dhjetë fëmijë.
Tubimi, i cili do të jetë i katërti, do të nisë para ndërtesës së Kuvendit Kombëtar në orën 18:00, ku qytetarët parashihet të vendosin lule, raporton N1.
Protesta kërkon ndër të tjera shkarkimin e Ministrit të Punëve të Brendshme, Bratislav Gashiq, drejtorit të BIA-s, Aleksandar Vulin, konfiskimin e frekuencave kombëtare të televizioneve Pink dhe Happy, të cilat sipas organizatorëve përhapin urrejtje, dhunë dhe frikë.
Po ashtu, në të gjitha protestat e mëparshme është kërkuar edhe dorëheqja e Aleksandër Vuçiqit, ndërsa të mbledhurit kanë brohoritur parullat, “Vuçiq largohu” dhe “Vuçiq, dorëheqje”.
Më 5 maj grupet parlamentare të PD-së, PD-së, Klubit të Gjelbër-Majtas, “Moramo Zajedno” dhe “Ujedijenini” kanë përkrahur protestën me sloganin “Serbia kundër dhunës”.
Ndryshe, Vuçiq mbajti gjatë ditës së djeshme një tubim kundër protestave të qytetarëve ndërsa bëri të ditur se do të largohet nga kreu i partisë, SNS. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Kush është Alice Weidel, liderja homoseksuale e AfD-së në Gjermani që jeton në Zvicër?

SHBA dhe Ukraina 'shumë afër' nënshkrimit të marrëveshjes për mineralet, thotë Boris Johnson

Ndërron jetë Frank Wisner, diplomati amerikan që negocioi statusin e Kosovës si shtet sovran

Zelensky: Shpresojmë t’i japim fund luftës këtë vit

Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Zelensky paralajmëron në përvjetorin e tretë të luftës: Rusia synon Evropën

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri