Khloe Kardashian është duke u fokusuar në gjëra të tjera që nga ndarja me ish-bashkëshortin Lamar Odom (në vitin 2016) dhe së fundmi me basketbollistin Tristan Thompson, me të cilin ka një fëmijë.

Pjesëtarja e klanit Kardashian/Jenner, e cila nuk kishte edhe aq fat në dashuri, ka ndaluar së menduari se martesa është çdo gjë.


Në një intervistë me Laura Wasser, 34-vjeçarja ka theksuar se nuk është dorëzuar akoma nga dashuria, por momentalisht nuk është duke menduar për takimet, pasi më shumë është fokusuar në "mendje, në fizikun e saj dhe në shpirt".

13711594 7048945 image a 19 1558344250199 Khloe Kardashian (Foto:Instagram)

Para disa muajve, ish- i dashuri i saj, Thompston, e kishte tradhtuar Khloe me miken e ngushtë të Kylie Jenner, Jordyn Woods.

Kardashian ka bërë të ditur se rrëfimi i saj për tradhtinë do të vijë në sezonin e ri të serialit të klanit Kardashian/Jenner. /Telegrafi/