Dhjetëra pjesëtarë të grupit terrorist ISIS janë arratisur nga një burg në veri të Sirisë, në kohën kur në këtë vend po mbretëron një situatë kaotike pas tërmetit të fuqishëm që goditi rajonin mes Turqisë dhe Sirisë.
Sipas organizatave për të drejtat e njeriut, gardianët e burgut u kanë thënë se militantët e ISIS-it që ishin në burgun Rajo në veri të Alepos, një prej rajoneve më të goditura – kanë arritur të dalin nga burgu duke ofruar personave të caktuar nga 1 mijë deri në 3 mijë dollarë për person, transmeton Telegrafi.
“Ajo çfarë kam mësuar nga burimet e mia është sa pas tërmetit mbretëroi situatë kaotike. Pjesëtarët e ISIS-it kanë arritur të organizojnë arratisjen me gardianët”, tha për dpa, Rami Abdel Rahman.
Në burgun e Rajos gjendeshin dhjetëra persona nga rajoni i Afrinit, ku aktualisht është nën kontrollin e rebelëve sirianë.
Ndryshe numri i të vdekurve nga tërmeti në Siri nuk po dihet as për së afërmi, për faktin se disa zona nuk janë nën kontrollin e qeverisë siriane. /Telegrafi/