Pas takimit me Damevën, Mickoski: Ka nevojë për reforma rrënjësore në jurisprudencë
Qeveria mbetet në qëndrimin për nevojën për reforma rrënjësore në jurisprudencë dhe për shpërbërje të Këshillit gjyqësor dhe Këshillin për prokurorë publik. Është e hapur për ide, të cilat nëse janë më të mira se programi qeveritar do t’i zbatonim, deklaroi kryeministri Hristian Mickoski pas takimit me kryetaren e Këshillit gjyqësor, Vesna Dameva.
“Ne dolëm me qëndrim se nevojiten ndryshime rrënjësore në gjyqësi, por nuk e mendojmë vetëm ne këtë, e mendojnë edhe qytetarët sepse sipas të gjitha matjeve të mendimit publik, besimi i qytetarëve në organet e drejtësisë është në nivel katastrofik të ulët. Nëse nuk keni shtet juridik, nëse nuk keni sundim të së drejtës, nëse nuk keni prokurorë dhe gjykatës të cilët akuzojnë sipas ligjit dhe Kushtetutës, atëhetë nuk do të keni as aktivitet politik, nuk do të keni të ardhura buxhetore aq sa nevojiten që të kemi zhvillim, ndërkaq nëse nuk keni zhvillim nuk do të keni qytetarë të lumtur, kompani të lumtura dhe është normale ata të zhgënjehen dhe ashtu të zhgënjyer ta braktisin Maqedoninë. Ky është thelbi i tërë këtij sistemi. Ne gjithçka do të bëjmë që ta sjellim drejtësinë, nuk guxon të ketë qytetarë të rendit të parë, nuk guxon të ketë qytetarë të[ rendit të dytë, pak të rendit të parë të cilët janë të mbrojtur, nuk guxon të ketë elitë, por të gjithë duhet të jenë të barabartë para ligjeve dhe Kushtetutës”, tha Mickoski pas takimit.
Ai theksoi se takimi ishte me kërkesë të tyre, për çka thotë, t’i dëgjojnë propozimet e tyre lidhur me reformat, me atë rast përkujtoi se prej tij dhe Qeverisë pati thirrje drejt opinionit të ekspertëve dhe drejt institucioneve të dorëzojnë propozime që bashkarisht ta reformojnë jurisprudencën.
Ai edhe njëherë e nënvizoi rëndësinë për sundimin e së drejtës, posaçërisht për sigurinë e shtetit.
“Nëse nuk keni sundim të së drejtës, nësenuk keni shtet juridik, nëse keni nivel të lartë të krimit dhe korrupsionit, ky është problem i sigurisë. Ne si Qeveri sipas Kushtetutës dhe sipas ligjit kemi detyrë themelore ta mbrojmë shtetin dhe qytetarët nëse paraqitet ndonjë problem për sigurinë. Për ne mossundimi i së drejtës, krimi, korrupsioni, elitat janë problem sigurie për shtetin tonë dhe ne si Qeveri duhet të reagojmë. Kjo është periudhë kur do ta kalojmë në grumbullimin e propozimeve dhe ideve dhe më aps do të dalim para opinionit me pozitë përfundimtare për atë se si i shohim reformat. Normalisht, ne jemi në qëndrimin për shpërndarje të atyre institucioneve, për të cialt flasim tërë këtë periudhë, nuk presim rezultate të shpejta, por presim përparim, me të cilin do ta parandalojmë këtë problem të sigurisë që po na ndodhë për shkak se nuk kemi sundim të së drejtës, ndërsa kemi shkallë të lartë të korrupsionit”, theksoi Mickoski.
Në takimin e kryeminsitrit Mickoski me kryetaren e Këshillit gjyqësor, Vesna Dameva, ishte i pranishëm edhe ministri i Drejtësisë, Igor Fillkov.
Takimi pasoi pas vërejtjeve të shumta për punën e Këshillti gjyqësor, besimin e ulët dhe thirrjen e hapur të Qeverisë për propozime dhe reforma në Këshillin gjyqësor.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore
"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri
Mot i vranët, në viset e ulëta riga shiu
Arjon Hasaj pranon vrasjen e Ramazan Matajt: Kishte 6 vite lidhje me motrën tonë, i prishi dy martesa
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025