LAJMI I FUNDIT:

Pas sulmit në Ibër – Lepenc, IKSHPK del me njoftim: Nga sot uji mund të përdoret për pije

Pas sulmit në Ibër – Lepenc, IKSHPK del me njoftim: Nga sot uji mund të përdoret për pije
Fotografi ilustruese

Që nga dita e parë e ngjarjes së fundit në kanalin Ibër-Lepenc (29.11.2024), Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) dhe Qendra Rajonale e Shëndetësisë Publike në Mitrovicë (QRSHP) ka forcuar monitorimin e ujit për pije në zonën e shërbimit të KRU “Prishtina” dhe KRU”Mitrovica”, në Impiantet e trajtimit në Shipol, Balincë, Drenas dhe Shkabaj.

Sipas një njoftimi për media nga IKSHPK bëhet e ditur se nga sot uji mund të përdoret për pije.

“Nga data 29 nëntor deri me 06 dhjetor janë aplikuar restrikcionet në rrjetet shpërndarëse të këtyre dy kompanive si pasojë e veprimeve të ndërmarra për sanimin e gjendjes në kanal.


Bazuar në të dhënat nga KRU ‘Mitrovica’  dhe KRU ‘Prishtina’ me  aktivizimin e By-pass, furnizimi me ujë nga kanali Ibër-Lepenc është stabilizuar në të gjitha Impiantet e lartëcekura për trajtimin e ujit,  prandaj  që nga data 07.12.24 nuk ka pasur restrikcione që nënkupton furnizim me ujë për konsumatorët për nevoja  teknike (higjieniko-sanitare).

IKSHPK gjatë këtyre ditëve nga të gjitha impiantet e lartë cekura ka marrë gjithsej 100 mostra të ujit për analiza fiziko-kimike, 100 për analiza bakteriologjike si dhe 13 mostra për analiza në metale të rënda (në ujin e pa trajtuar dhe ujin nga rrjeti shpërndarës)”, thuhet në njoftim.

Po ashtu siç thuhet në njoftim, rezultatet laboratorike nga dy laboratoret , IKSHPK dhe QRSHP-Mitrovicë, për katër ditët e fundit (e premte, e shtunë, e diele dhe e hënë, 06-09 dhjetor-2024) rezultojnë brenda standardeve të parapara për ujin e pijes për të gjithë parametrat e kërkuar sipas UA 10/2021 ”Cilësia e Ujit të destinuar për konsum nga njeriu”.

“Prandaj bazuar në këto rezultate: Uji që nga sot (09.12.2024) mund të përdoret për pije.

IKSHPK i rekomandon KRU ‘Mitrovica’  dhe KRU ‘Prishtina’ që të vazhdojë mbikëqyrjen dhe trajtimin e ujit dhe të sigurojë ujë në sasi dhe cilësi, sipas standardeve për ujin e pijes bazuar në UA 10/2021 ‘Cilësia e Ujit të destinuar për konsum nga njeriu’ “.

IKSHPK falënderon qytetarët për mirëkuptimin e shprehur gjatë tërë kësaj periudhe dhe i siguron ata se do të vazhdojë me monitorim të rregullt të cilësisë së ujit me qëllim të mbrojtjes së shëndetit të qytetarëve.

Bashkëpunimi i IKSHPK-së me KRU ‘Mitrovica’ dhe KRU ‘Prishtina’ do të jetë i vazhdueshëm për  të garantuar furnizim me ujë, në sasi dhe cilësi, për të gjithë qytetarët.

IKSHPK apelon te qytetarët që t’i referohen vetëm informatave zyrtare të IKSHPK-së dhe KRU-ve përkatëse”, thuhet ndër të tjera në njoftim të IKSHPK-së. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Tensione në gjykimin në Hagë, komandant Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Tensione në gjykimin në Hagë, komandant Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Lajme
​Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

​Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

Lajme
“Edhe po të vritem nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzoj t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

“Edhe po të vritem nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzoj t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Drejtësi
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
​Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

​Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

Lajme
“Kam gjetur parregullsi në këtë gjykatë”, komandant Hoxha nis dëshminë në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

“Kam gjetur parregullsi në këtë gjykatë”, komandant Hoxha nis dëshminë në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Kalo në kategori