LAJMI I FUNDIT:

Prokuroria belge ngrit aktakuzë kundër dy personave për terrorizëm

Prokuroria belge ngrit aktakuzë kundër dy personave për terrorizëm

Prokurorët belgë kanë akuzuar dy të dyshuar terroristë në lidhje me sulmet vetëvrasëse me bombë në aeroportin dhe metronë e Brukselit, nga të cilat mbetën të vranë 31 persona dhe u plagosën 300 të tjerë.

I referuari nga prokurorët si Fayçal C., është akuzuar për pjesëmarrje në grup terrorist, vrasje terroriste dhe vrasje me tentativë terroriste, raporton “The Guardian”, transmeton KosovaPress.

Faycal C. u arrestua nga policia në mbrëmjen e së enjtes në Bruksel, përderisa ai ishte duke qëndruar jashtë Prokurorisë Federale në qendër të qytetit. Policia bastisi edhe shtëpinë e tij ku gjeti armë dhe eksploziv.


Autoritetet belge nuk kanë thënë se a është Faycal C. personi i paidentifikuar në fotografinë e lëshuar nga CCTV, edhe pse mediat kanë spekuluar se flitet për të njëjtin person.

I akuzuari i dytë është Aboubakar A., i cili u arrestua veçmas të enjten, derisa qëndronte në makinën e tij në anën tjetër të Brukselit. Atij i është ngritur aktakuza për pjesëmarrje në veprimtari terroriste.

Në trend Lajme

Më shumë
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë

Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë

Lajme
Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë

Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë

Lajme
Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Lajme
Kalo në kategori