Drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare, kishte deklaruar disa ditë më parë se klubi kryeqytetas kishte hequr dorë përfundimisht nga Marash Kumbulla, por situata ka ndryshuar.

Tashmë Lazio është kthyer në garë për mbrojtësin e Kombëtares Shqiptare.


Interi edhe pse dukej se e ka të mbyllur marrëveshjen prej kohësh me futbollistin dhe klubin e Veronës, nuk është duke shkuar drejt zyrtarizmit.

GettyImages 1225987470 Romelu Lukaku e Marash Kumbulla (Foto: Marco Luzzani/Getty Images)

Tani siç përfitoi Milani në rastin e Sandro Tonalit, të njëjtën gjë dëshiron të bëjë edhe Lazio me Marash Kumbullën.

Kështu Igli Tare ka nisur sërish kontaktet me presidentin e Veronës dhe i ka konfirmuar gatishmërinë e klubit për të paguar 15 milionë euro, duke ofruar edhe dy apo tre futbollistë të rinj.

GettyImages 1198112883 Rafael Leao e Marash Kumbulla (Foto: Marco Luzzani/Getty Images)

Në anën tjetër Verona kërkon të përfitojë sa më shumë para nga shitja e talentit të madh. /Telegrafi/

telegrafi sport app