Pas më shumë se gjysmë shekulli të vrasjes së aktivistit për të drejtat civile, Malcolm X, gjykata amerikane anuloi vendimet sipas të cilave dy burra u dënuan për aktin tragjik.

Gjyqtarja Ellen Biben rrëzoi vendimet kundër Muhamed Aziz dhe të ndjerit, Khalil Islam, pasi prokuroria dhe avokatët e tyre njoftuan se hetimet e reja gjetën prova se këta persona nuk ishin të përfshirë në vrasje.


U përcaktua gjithashtu se autoritetet fshehën disa nga gjetjet e tyre, raportoi cnn. “Ngjarja që na solli sot në gjykatë nuk duhet të kishte ndodhur kurrë. Unë jam 83-vjeçar gjersa kam qenë viktimë e sistemit të drejtësisë penale”, deklaroi në gjykatë Aziz.

1637275669 h 57302202  1

Ky i fundit dhe Islami kanë pohuar gjithmonë se ndihen të pafajshëm për vrasjen e kryer në vitin 1965, por kanë kaluar vite të tëra në burg. Ata u liruan me kusht gjatë viteve 1980 ndërsa Islami vdiq në vitin 2009.

Malcolm X u bë i njohur ndërkombëtarisht si zëri i "Kombit të Islamit" dhe u bëri thirrje afrikano-amerikanëve që të luftojnë për të drejtat e tyre "me të gjitha mjetet e nevojshme".

Autobiografia e tij, e shkruar nga Alex Haley, konsiderohet si libër klasik i letërsisë bashkëkohore amerikane. /Telegrafi/