Forcat spanjolle të sigurisë gjetën një pajisje të tretë të dyshuar shpërthyese të fshehur në një zarf të dërguar në bazën e Forcave Ajrore të vendosura në Torrejon de Ardoz jashtë Madridit.

Kështu ka thënë enjten ministria e mbrojtjes, duke konfirmuar një raport nga gazeta El Mundo, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.


Pas skanimit të zarfit me rreze X, oficerët e sigurisë së Forcave Ajrore përcaktuan se ai përmbante "një mekanizëm", thuhet në deklaratën e ministrisë.

Të enjten në mëngjes, policia ishte ende duke analizuar “paketimin”, që po shkonte drejt qendrës satelitore të bazës.

Dy letra bomba u gjetën të mërkurën drejtuar ambasadës ukrainase në Madrid dhe një prodhuesi armësh në Zaragoza, në veri të Spanjës, tha policia.

Dhe i pari shpërtheu duke i shkaktuar lëndime të lehta një zyrtari ukrainas. /Telegrafi/