Maqedonia ka filluar ta paguajë faturën për krizën e stërzgjatur politike. Bashkimi Evropian ka përgatitur valën e parë të sanksioneve, në kryeqendër të së cilës janë fondet IPA. Siç mëson Alsat, Komisioni Evropian e ka miratuar vendimin për pezullimin e 27,1 milion eurove nga fondet IPA për Maqedoninë. Kjo masë e Brukselit siç mëson Alsat vjen si kundërpërgjigje ndaj mungesës së vullnetit politik për zbatimin e Marrëveshjes “Përzhino”, i cili u arrit një vit më parë me ndërmjetësimit të BE, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Siç bën të ditur ky burim, Komisioni Evropian njoftimin për “sanksionet e para” ia ka dërguar autoriteteve në vend më 22 qershor. Burime nga qeveria kanë konfirmuar se kanë pranuar letrën por nuk kanë dashur të komentojnë shumën që është shkurtuar. Por përveç kësaj mase, mësohet se vala e sanksioneve planifikohet edhe më tej me shkurtimin e 50 milion eurove të tjera nga fondet IPA.
Ndërkaq Brukseli nuk ka kursyer as korridorin 8 në kuadër të masave ndëshkuese ndaj Maqedonisë, si një ndër projektet jetike jo vetëm për vendin por Ballkanin në përgjithësi. Nga ana tjetër përveç Brukselit edhe Uashingtoni duket se ka përgatitur sanksione ndaj zyrtarëve të përfshirë në korrupsion.
Në opinion përflitet se ish ministrit të Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakievski i është refuzuar viza për udhëtim në ShBA. Por nga ambasada e ShBA-së në vend nuk komentuan në mënyrë të drejtpërdrejtë rastin e Janakievskit.
Nga ambasada amerikane gjithashtu i bën thirrje qeverisë, shoqërisë civile dhe mediave të vijojnë hetimin e pasurive të zyrtarëve të lartë dhe publikojnë dëshmitë për korrupsion të mundshëm./Telegrafi/
Po ashtu lexo: https://telegrafi.com/vijne-sanksionet-e-para-nga-shba/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore
"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza
Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike
Arjon Hasaj pranon vrasjen e Ramazan Matajt: Kishte 6 vite lidhje me motrën tonë, i prishi dy martesa
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025