Pas pushimit të reshjeve të mëdha të shiut, të cilat kishin shkaktuar rrëshqitjen e dheut në rrugën për në Rugovë të Pejës, kjo rrugë është liruar.

Telegrafi më herët kishte raportuar se kjo rrugë ishte bllokuar nga sasia e madhe e dheut që kishte rrëshqitur, me ç’rast veturat dhe banorët e asaj pjese nuk mund të qarkullonin.


Ka qenë kompania “LIKA” ajo e cila është kujdesur për pastrimin e rrugës, dhe tashmë çdo gjë i është kthyer normalitetit. /Telegrafi/

20891601 1631725986858808 1042315070 n

20937940 1631639350200805 938640719 n

j3