Me thirrjet “Siguri për vajza dhe gra”, “Kush na mbron nga Policia”, “Ne nuk harrojmë”, “S’ka paqe pa sigurinë e grave”, Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ka protestuar, për të kërkuar siguri ndaj grave dhe vajzave.
Protesta ka filluar nga sheshi “Zahir Pajaziti” deri te ndërtesa e qeverisë.
Aktivistja Fjolla Muqaj, ka thënë se të gjitha gratë e fillojnë dhe e mbarojnë ditën duke u frikësuar për veten e tyre e për shoqërinë e tyre.
“Të hënën, mediat raportuan që dy burra kanë rrëmbyer një vajzë nga Malisheva, fëmija që në raportin e policisë figuronte si ‘person i zhdukur’ u gjend në një shtëpi në Drenas e përdhunuar… Andaj, bashkëprotestues, ju kemi thirr sot për t’i zaptu edhe një herë sheshet e për ta tregu haptazi që në ketë shtet nuk ka kurrfarë paqe a sigurie.
Nuk ka pagë, liri a siguri kur ato janë privilegj i një pakice…Nuk ka pagë e as kurrfarë drejtësie kur çdo ditë ndonjë grua në Kosovë rrihet, ngacmohet, dhunohet e dikur edhe vrahet.
Të gjitha prej nesh e fillojmë ditën e mbyllim natën duke u tut për veten, për shoqen e për të gjitha grat e tjera, që i njohim ose jo. Kjo nuk është gjendje e paqe, kjo veç gjendje paqe nuk është, kjo është luftë e cila na kthen kundër njëra tjetrës që i bënë burrat dhunues e gratë viktima,” tha Muqaj.
Ndërkaq, edhe aktivistja Erza Dubrova u shpreh se shteti ose heshtë ose bëhet bashkëfajtor në dhunën që ushtrohet ndaj grave.
“Hiç më larg se 5 ditë pasi e shënuam 8 Marsin për ta denoncuar dhunën ndaj çikave e grave në Kosovë, si vazhdimësi e kësaj dhune të ushtruar u dëshmua të hënën ku mediat raportuan që dy burra kanë rrëmbyer e dhunuar një vajzë nga Malisheva. Fëmija që në raportin e policisë figuronte si person i zhdukur në fakt u gjend në një shtëpi në Drenas e përdhunuar, për ne është revoltuese që teksa ne rrezikohemi çdo ditë, e çdo kund, shteti na përgjigjet ose me tentativa me retorika të thata që veç përmbajnë rendin aktual dhunues. Tek sa ne jemi në luftë të përditshme për të mbrojtur trupat tanë shteti ose heshtë ose bëhet bashkëfajtor në dhunën që ushtrohet ndaj nesh”, u shpreh Dubrova.
Ndryshe, të dyshuarit për dhunimin e 13 vjeçares janë në paraburgim. Policia pas identifikimit ka arrestuar të dyshuarit e moshës madhore.
Dy të dyshuarve për dhunimin u janë caktuar nga 30 ditë paraburgim nga Gjykata e Pejës më 12 mars 2024.
Kolektivi “Marshojmë s’festojmë” kishte organizuar marshin tradicional ditë më parë në nderë të Ditës Ndërkombëtare të Gruas./kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit