LAJMI I FUNDIT:

Pas raportimeve për raketat ruse që ranë në Poloni, reagon Pentagoni

Pas raportimeve për raketat ruse që ranë në Poloni, reagon Pentagoni

Pas rënies se dy raketave ruse në territorin e Polonisë, ku si pasojë humbën jetën dy persona, ka reaguar edhe Pentagoni.

Sekretari për media i Departamentit të Mbrojtjes, Pat Ryder, tha se SHBA-të janë të informuara për raportimet e mediave për rënien e dy raketave ruse në një lokacion brenda Polonisë, afër kufirit me Ukrainën, por se aktualisht nuk kanë informacione për të vërtetuar këto raportime, transmeton Telegrafi.

Kujtojmë që para pak çastesh dy raketa ruse përfunduan brenda Polonisë, shtet anëtar i NATO-s, ku nga shpërthimi i tyre humbën jetën dy persona.


Në anën tjetër, kryeministri polak ka thirrur për takim urgjent Këshillin e Sigurisë Kombëtare, duke mos specifikuar natyrën e këtij takimi.

E lidhur me këto raketa ruse kanë reaguar edhe shtetet tjera fqinje si Estonia, që tha se veprime të tilla janë për t’u brengosur.

Sot ushtria ruse ka kryer një sërë sulmesh me raketa mbi qytetet e Ukrainës, ku sipas ukrainase janë shkrepur mbi 100 raketa, duke goditur kështu infrastrukturën energjetike, ku si pasojë miliona shtëpi kanë mbetur pa energji elektrike. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Mes kërcënimeve nga Rusia dhe një tërheqje të mundshme të SHBA-së, NATO zhvillon stërvitjen më të madhe luftarake për 2025

Mes kërcënimeve nga Rusia dhe një tërheqje të mundshme të SHBA-së, NATO zhvillon stërvitjen më të madhe luftarake për 2025

Botë
Gjykatësi federal miraton planin e Trumpit për të shpërbërë USAID-in: Stafi të kthehet në shtëpi

Gjykatësi federal miraton planin e Trumpit për të shpërbërë USAID-in: Stafi të kthehet në shtëpi

Amerika
Zelenskyt iu referua si diktator, por çfarë tha Trumpi kur u pyet nëse mendonte se edhe Putini ishte i tillë?

Zelenskyt iu referua si diktator, por çfarë tha Trumpi kur u pyet nëse mendonte se edhe Putini ishte i tillë?

Botë
SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

Botë
Akademiku slloven kritikon ashpër BE-në për heshtje ndaj Vuçiqit

Akademiku slloven kritikon ashpër BE-në për heshtje ndaj Vuçiqit

Serbia
Trump deklaron se një marrëveshje për mineralet e Ukrainës është afër, Zelensky e kundërshton

Trump deklaron se një marrëveshje për mineralet e Ukrainës është afër, Zelensky e kundërshton

Botë
Kalo në kategori