LAJMI I FUNDIT:

Pas publikimit të Raportit të DASH, bëhet thirrje për zbatim të Udhëzuesit për Politikë Ndëshkimore

Pas publikimit të Raportit të DASH, bëhet thirrje për zbatim të Udhëzuesit për Politikë Ndëshkimore

Pas publikimit të Raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit, lidhur me trafikimin me qenie njerëzore, në të cilin përmendet nxjerrja e Udhëzuesit për Politikë Ndëshkimore nga Gjykata Supreme, si përpjekje për zbatim të drejtë të ligjit dhe zbatim korrekt të rrethanave lehtësuese dhe rënduese, kryetari i Gjykatës Supreme, Enver Peci, njëherësh kryesues i Komisionit për Politikë Ndëshkimore, kërkon nga të gjitha akterët e sistemit të drejtësisë, posaçërisht nga gjyqtarët dhe prokurorët, që ta marrin parasysh dhe ta zbatojnë këtë Udhëzues.

“Gjyqësori ka zvogëluar numrin e përgjithshëm të lëndëve të grumbulluara dhe Gjykata Supreme ka miratuar Udhëzues për Politikë Ndëshkimore, në përpjekje për të siguruar që gjykatësit të aplikojnë faktorë rëndues dhe lehtësues, në mënyrë korrekte dhe të barabartë, duke përfshirë rastet e trafikimit”, thuhet në Raportin e sapo-publikuar të DASH, sipas të cilit, “gjyqtarët vazhduan të vendosin dënime të dobëta për trafikantët e dënuar”.

Ndaj, në kuadër të gjetjeve të evidentuara në këtë raport të rëndësishëm për Kosovën, dhe në kuadër të përpjekjeve të vazhdueshme për të unifikuar politikën ndëshkimore në vend, kreu i Supremes, Peci, bënë thirrje publike për kolegët gjyqtarë dhe prokurorë, që të zbatojnë Udhëzuesin e Gjykatës Supreme, për Politikë Ndëshkimore, si një mjet i lehtë dhe efikas për rritjen e cilësisë së vendimeve, dhe mbi të gjitha, për vendosjen me drejtësi, për secilin rast, përfshirë këtu edhe rastet me trafikim të qenieve njerëzore.


Kryetari i Gjykatës Supreme, Enver Peci, shfrytëzon rastin që të falënderoi shtetin amerikan dhe Ambasadën Amerikane në Prishtinë, për mbështetjen e vazhdueshme që ka dhënë për forcimin e pushtetit gjyqësor në vend. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Berisha akuzon komisionerët për dallavere në numërim: Janë militantë partiakë e familjarë të kandidatëve

Berisha akuzon komisionerët për dallavere në numërim: Janë militantë partiakë e familjarë të kandidatëve

Lajme
Kur do të mund të formohet Qeveria e re e Kosovës?

Kur do të mund të formohet Qeveria e re e Kosovës?

Lajme
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme
Franca nderon ish prokuroren Drita Hajdari me medaljen Kalorës i Urdhrit Kombëtar të Meritës

Franca nderon ish prokuroren Drita Hajdari me medaljen Kalorës i Urdhrit Kombëtar të Meritës

Lajme
Në Prishtinë arrestohen tre shtetas të huaj, lëshuan çeqe pa mbulesë dhe keqpërdorën kartela bankare

Në Prishtinë arrestohen tre shtetas të huaj, lëshuan çeqe pa mbulesë dhe keqpërdorën kartela bankare

Kronika e Zezë
Shefi i NATO-s: Stabiliteti në Kosovë, në interes të të gjithëve në aleancë

Shefi i NATO-s: Stabiliteti në Kosovë, në interes të të gjithëve në aleancë

Lajme
Kalo në kategori