Telegrafi

Pas pesë ditë kërkimi, gjendet pa shenja jete një person në Leposaviq

Një person është gjetur sot pa shenja jete pas pesë ditë kërkimi në Leposaviq.

Lajmi u bë i ditur përmes një postimi në rrjetin social në Facebook të Shoqatës së Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim.

Sipas kësaj faqe, trupi i pajetë është nga fshati Vuçë e Leposaviqit dhe ishte në kërkim për pesë ditë nga pjesëtarët e Policisë së Kosovës në bashkëpunim me Shoqatën Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim, zjarrfikësit dhe bashkëfshatarët.

“Është gjetur trupi i pajetë në ditën e 5 të kërkimit i fshatarit nga fshati Vuçë e Leposaviqit nga pjesëtarët e Policisë së Kosovës në bashkëpunim me Shoqatën Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim, zjarrfikësit dhe bashkëfshatarët”, thuhet në postimin e Shoqatës së Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim”, thuhet në postim. /Telegrafi/