Kanë kaluar gati dy vjet që kur Volvo zbuloi modelin EX90, i cili më në fund po hyn në prodhim.
SUV-i i parë elektrik i përfunduar në të kaltër Denim, ka dalë nga linja e montimit në fabrikën e prodhuesit të automjeteve në Charleston të Karolinës së Jugut, ndërsa kompania do t’i fillojë dërgesat e saj në gjysmën e dytë të vitit 2024.
Bëhet e ditur se Volvo duhej të fillonte shpërndarjen e veturës në fillim të vitit 2024, përcjell Telegrafi.
Megjithatë, iu desh të vononte prezantimin e saj në mënyrë që të mund të rregullonte disa probleme softuerike.
EX90 ka debutuar në nëntor të vitit 2022. Çmimi i versionit fillestar të tij Twin Motor fillon nga 77,990 dollarë.
Ndryshe, Volvo e ka mbushur modelin e saj elektrik me sensorë dhe teknologji duke pretenduar se është vetura më e sigurt e markës.
Ajo përmban një kamerë të jashtme 360 gradë, pesë sensorë radar dhe një ekran qendror info-argëtues me aplikacione dhe shërbime të ndryshme. /Telegrafi/