Pas një aksident trafiku, dy banda qërojnë hesapet në rrugë me grushta, thika e revole (Video, +18)

Një aksident trafiku që ka ndodhur në Vietnam ka nxitur një grup burrash të qërojnë hesapet në rrugë, duke përdorur, grushta, thika e revole.
Si rezultat i kësaj rrahje masive 10 persona janë arrestuar, ndërsa ngjarja ka ndodhur në Dong Nai, ku dy grupe bandash filluan të sulmojnë njëri-tjetrin, transmeton Telegrafi.
Në videon e publikuar më poshtë shihet një burrë duke qëndruar pranë disa veturave dhe dukej se po bisedonte me shoferët.
Por, në një moment "shpërthejnë" grushtat, dhe eskalon situata duke u përfshirë edhe të tjerët me thika e revole.
Si rezultat i grushtimit dhe sulmit me thika e revole, një person është lënduar dhe dërguar me urgjencë në spital. Ndërsa policia pas analizimit të pamjeve të filmuara nga kamerat e sigurisë, ka arrestuar 10 persona. /Telegrafi/




















































