LAJMI I FUNDIT:

Pas miratimit të marrëveshjeve financiare, Hoti: Do të ndihmojnë në zbatimin e programit për rimëkëmbje ekonomike

Pas miratimit të marrëveshjeve financiare, Hoti: Do të ndihmojnë në zbatimin e programit për rimëkëmbje ekonomike

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka reaguar pas miratimit të pesë marrëveshjeve ndërkombëtare financiare.

Hoti ka falënderuar koalicionin qeverisës dhe të opozitën për miratimin e marrëveshjeve, duke shtuar se këto do të ndihmojnë në zbatimin e programit për rimëkëmbje ekonomike.

“Falënderoj të gjithë deputetët, të koalicionit qeverisës dhe të opozitës, për miratimin e marrëveshjeve ndërkombëtare. Këto marrëveshje ndihmojnë në zbatimin e programit për rimëkëmbje ekonomike. Pres që në ditët në vijim të miratohen edhe rishikimi i buxhetit dhe ligji për rimëkëmbjen ekonomike, duke e kompletuar kështu të gjithë bazën ligjore për rimëkëmbjen ekonomike, që është shumë e nevojshme për qytetarë dhe biznese. Qeveria do të bëjë maksimumin që sa më parë të nis zbatimin e masave për rimëkëmbje ekonomike, me transparencë të plotë dhe në koordinimin me të gjithë akterët e tjerë, komunat, odat ekomomike, partnerët zhvillimorë, etj.”, ka shkruar Hoti, përcjell Telegrafi.


Me 84 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim janë miratuar pesë marrëveshjet ndërkombëtare financiare në Kuvend të Kosovës.

Kjo është hera e katërt që janë vendosur në votim këto marrëveshje. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Ekonomi
Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Ekonomi
POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Ekonomi
Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Botë
Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Ekonomi
Gjobiten pesë superfuqitë financiare të botës

Gjobiten pesë superfuqitë financiare të botës

Kalo në kategori