Pas lëndimit 'horror', Dos Santos publikon fotografi nga spitali: Do të kthehem më i fortë

Sulmuesi i Club America, Giovani dos Santos, e ka publikuar një fotografi të tijën nga spitali mëngjesin e të dielës.
Ish-lojtari i Barcelonës pësoi një lëndim të rëndë pas një përplasjeje me lojtarin e Guadalajaras, Antonio Briseno. Pamjet nga momenti i lëndimit ishin të frikshme, saqë u raportua se mund të shënonte edhe fundin e karrierës së lojtarit 30 vjeçar.

Megjithatë, Dos Santos është shfaqur i qeshur në krevatin e spitalit duke u premtuar tifozëve se do të kthehet akoma më i fortë.
Në ndërkohë, është bërë e ditur se ai e ka lënduar muskulin kuadriceps të kofshës, porse nuk ka pasur frakturë.
"Faleminderit të gjithëve për mesazhet dhe lutjet tuaja! Falë Zotit, gjithçka shkoi mirë! Do të kthehem së shpejti dhe më i fortë", ka shkruar lojtari në Twitter.
Klubi ka njoftuar se lojtari mund t'i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjike dhe mungesa e tij pritet të jetë deri në gjashtë javë. /Telegrafi/
https://twitter.com/ayye_amillie/status/1178143896506777601


















































